Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Nis me debate seanca e parë parlamentare/ Shehu PËRPLASET me Nikollën, kryeparlamentarja i ndërpret fjalën

Nis me debate seanca e parë parlamentare/ Shehu PËRPLASET me

Ka nisur ditën e sotme seanca e parë parlamentare teksa nuk kanë munguar as debatet. 

Ka qenë deputeti i PD, Tritan Shehu i cili u shpreh se kryeparlamentarja sërish edhe në nisje të këtij sesioni ka shkelur rregulloren, kjo sipas tij pasi nuk është futur në rend ditë rezoluta për gjenocidin serb.

Në përgjigje të fjalës së Tritan Shehut, Nikolla i ka ndërprerë fjalën, duke u shprehur se kjo gjë nuk është në rendin e ditës.

Flutura Acka: Kam një sugjerim meqë është sot dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të ishte mirë të ishte një portret i saj dhe në të duartrokisnim.


Tritan Shehu: Erdha me mendimin që do korrigjohen gabime, por po shoh që po thellohen edhe më tepër. Po shkelet rregullorja. Në vend që të rregullonit atë që nuk ishte mirë, ju po e përkeqësoni. Jo vetëm që nuk diskutuam për rezolutën për gjenocidin serb….

Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë

(Deputetit Shehu i ndërpritet fjala)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore