
“Niko Peleshi është kaq i zi në korrupsionin e vet, ministër nën hetim për...”
Kanë qenë të forta akuzat e politikanit të opozitës, përfaqësues i qarkut të Korçës ndaj ministrit të sapoemëruar në qeveri, Niko Peleshit.
Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së deklaroi në emisionin “Open” se Niko Peleshi, përveç se një ministër që është i paaftë, është personi që mban në duart e tij qytetin e Korçës, pasi shihet si pronari i Korçës.
“Niko Peleshi është kaq i korruptuar dhe kaq i zi në korrupsionin e vet, sa është i vetmi ministër, apo ish-ministër ndaj të cilit sot ka hetim. Dhe ka një hetim për një çështje që prek drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë kur ka qenë ministër i Bujqësisë. AKU-ja që është institucioni përgjegjës dhe kontrollues për cilësinë e ushqimeve, të preparateve, etj, etj, ka ndaluar një preparat i cili është i rrezikshëm dhe kjo ka dalë në media”, tha ish-deputeti i PD-së.
Salianji më pas shtoi: “Nuk pati asnjë bilanc, asnjë ndihmë ndaj fermerëve të paktën në zonën e Korçës, vetëm fabrika sallami apo kompani që kanë lidhje me fushatën e PS-së. Janë kuaj të ngordhur dhe lëvizje në panik që Edi Rama i ndërmerr, jo për t’ju folur qytetarëve, por ka të vetmen kartë, përpjekjen për të përfshirë personat që janë kapur në vjedhje vota për të blerë vota dhe të intimidosh votuesit. Është pronar i qytetit, nuk ka cep, nuk ka zonë që nuk janë ose miqtë oligarkë lokal të këtij zotërisë, ose ky vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë”.
Në lidhje me ndryshimet në qeveri, Salianji tha se “Edi Rama mendon se duke i dhënë një kredo politike edhe më shumë peshë do të përdorë më shumë administratën. Por nuk do ta ketë të lehtë, por e di që me të njëjtët kuaj por të ngordhur të rikthejë qeverinë e 2013-s e cila çoi 300 mijë shqiptarë jashtë vendit dhe rriti çmimet”./GazetaShqip



Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >


Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet dokumenti/ Ja tre opsionet e zgjidhjes së Kosovës nga SHBA e BE...
Historia e plotë >
Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
TABELA/ Si ta dallojmë nëse prekemi nga gripi apo Covid?

Shifra të ngjashme me bilanc lufte/ 1465 viktima nga aksidentet rrugore në vetëm 5 vjet

Vaksina e Moderna, OBSH: Bota nuk duhet të jetë e vetëkënaqur, do të ketë shumë pak doza për...
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

