Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Ngritja dhe rënia e Fjolla Morinës"! Nga martesa, pushimet në Maldive, deri te "mallkimi" që u arrestua për herë të dytë

"Ngritja dhe rënia e Fjolla Morinës"! Nga martesa, pushimet

Policia e Kosovës arrestoi ditën e sotme këngëtaren e njohur dhe të shumë-kërkuar nga policia Fjolla Morina e cila ndodhej prej disa muajsh në arrati. "Ngritja dhe rënia e Fjolla Morinës" nis me datën 10 shtator kur u kap në pikën kufitare të Morinës me dy pistoleta, brenda në makinë ndodhej edhe biznesmeni tashmë burri i saj Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Fjolla atë kohë pranoi autorësinë dhe tha se armët, që siç ka deklaruar ajo, i kishte harruar në çantë, i kishte dhuratë nga një mik i saj që nuk jetonte më. Gjykata më pas vendosi arrest shtëpiak për Morinën për shkak të vajzës 5 vjeçare.

Por këtë rast Fjolla Morina e shfrytëzoi për tu arratisur së bashku me bashkëshortin Fisnik Syla i cila la gruan dhe fëmijët për Fjolla Morinën.

Ata udhëtuan drejt Dubait dhe më pas drejt Maldives në muajin Mars ku dhe i thanë “Po” njëri-tjetrit. Vetëm pak ditë pas arratisjes me 25 Mars gjykata e Kukësit dha vendimin duke dënuar me 6 vite burg për trafikim armësh.

Gjatë kësaj kohe duket se Fjolla rrinte e pa shqetësuar dhe shijonte pushimet e saja, luksoze në vende ku secili do të donte ti shihte. Kthimi ilegal nga pushimet për në Kosovë duket se ishte dhe "rënia" ose arrestimi i saj, pasi policia e Kosovë e kapi brenda lokalit i cili ishte në pronësi të vetë këngëtares.

 Në një intervistë ish bashkëshortja e Fisnik Sylës tha “Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”. Ky "mallkim" duket se e ndoqi edhe këngëtaren e cila pas pushimeve përfundoi në pranga e policisë./Gazeta Shqip

Momenti i arrestimit:

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore