Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ngërçi i Kushtetueses, a ka ardhur koha për një pakt të ri për Reformën në Drejtësi?

Ngërçi i Kushtetueses, a ka ardhur koha për një pakt

Komisioneri Europian i Zgjerimit, Olivér Várhelyi, ndryshe nga ç’pritej nuk ka vendosur një kusht për marrëveshjen për Kodin Zgjedhor në lidhje me hapjen e Konferencës Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por ka përmendur konstituimin e Gjykatës Kushtetuese si kusht themelor në qëndrimin e Bashkimit Europian.

Në këtë klimë, u bë e ditur se po tentohet riciklimi i Arta Vorpsin si kandidate të saj për anëtare e institucionit, pas përplasjes që u zhvillua një vit më parë, ku ajo u miratua në Kuvend dhe Presidenti Ilir Meta nuk e thirri për të bërë betimin. E siç dihet ndodhi betimi në një noteri që solli polemika etj etj.

Gjykata Kushtetuese është një institucion thelbësor i Republikës, e që të ngrihet, ose duhet një kompromis mes Presidentit dhe Kuvendit, ose Kuvendi, pra mazhoranca duhet të shkarkojë Presidentin e të zgjedhë një tjetër. Rrugë të mesme nuk ka. Por ka një “ugar” që mund të sjellë një lirshmëri në rrugën e bllokuar nga palët; emrat për të cilën si mazhoranca si Kuvendi nuk kanë kontestime; është e vetmja rrugë.

Duke dalë nga qerthulli i forcës dhe zbritur tek rruga që çon në kompromis. E në këtë rrugë çon vetëm një e mesme, një logjikë propozimesh që nuk gjejnë kontestime nga palët; e cila në fakt e hap diapazonin e propozimeve në organeve në drejtësi, përtej kontestimeve.

Ja të marrim rastin e zonjës Donika Prela, ish-kreu i Prokurorisë së Durrësit dhe Krimeve të Rënda. Ka rënë nga vettingu si mjaft kolegë të saj. Por ajo ishte pjesë e një logjike të re në drejtësi post-reformë. Vettingu nuk është se përfaqëson një portë të Shën-Pjetrit, por është një Standard i Reformës.

E në këtë aspekt, duket se ka ardhur koha për një hapje të sistemit që ka mbetur në ngërç si pasojë e kritereve të ngurta të reformës. E nëse këto duhet ndryshuar; ja vlen më shumë sesa reforma zgjedhore që opozita e mazhoranca të bashkohen në një reformë. Shumë shqiptarë nga diaspora të shkolluar në universitete shumë prestigjoze nuk janë kualifikuar në garën e institucioneve të drejtësisë, duke përfshirë edhe ngërçin me Shkollën e Magjistraturës, ku të diplomuarit nuk mjaftojnë për të mbushur gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

Duket ka ardhur koha për një pakt të ri për Reformën në Drejtësi, që është po aq i rëndësishëm në mos me shumë se reforma zgjedhore. Pasi një drejtësi në mosbesim është më keq sesa një Parlament i njëanshëm.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore