Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Nga saga e vrasjeve, arratisë dhe hakmarrjes, si nisi historia e familjes Tafili

Nga saga e vrasjeve, arratisë dhe hakmarrjes, si nisi historia e familjes

Është arreastuar ditën e sotme për llogari të SPAK Genc Tafili, i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2000.

42-vjeçari Tafili kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri kur u arrestua nga autoritetet gjermane në aeroportin e Frankfurtit.

Si Genc Tafili, por edhe vëllai i tij Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.Si fillim Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht në vitin 2017 ndërsa u arratis më pas jashtë vendit. Ndërkohë që në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit.

Por, cila është historia e familjes Tafili, e cila prej vitesh jetoi mes vrasjeve, hakmarrjes dhe arratisë?

Bahri Tafili, i ati i Gencit dhe Admirit, ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohej se kishte vrarë Gëzim Gecin, pas një konflikti për çështje pronësie.

Historia nis pikërisht më 2 gusht të vitit 2000, teksa Shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Prelë Pjetrushi së bashku me disa efektivë të tjerë po kryenin një kontroll rutinë, kur vunë re se Bahri Tafili u largua me vrap dhe u mbyll në banesë në mënyrë që t’i shpëtonte kontrollit.

Petrushi dhe efektivët ndërmorën tentativën për ta arrestuar, por u përballën me breshëri plumbash. Ishin vetë Bahri Tafili dhe djali i tij Genci ata që qëlluan drejt forcave të policisë, duke i detyruar këta të fundit të kërkojnë përforcime.

Në kushte të tilla, në krye të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vihet Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Ky i fundit qëllohet në gjoks pas disa minutash shkëmbim zjarri, ndërsa ndërroi jetë pas disa orësh në spitalin e Shkodrës.

Efektivët e policisë ekzekutojnë të dyshuarin Bahri Tafili dhe arrestojnë të birin Gencin. Ai u dënua me 25 vjet burgim, por lirohet pas 17 vitesh nga Gjykata e Krujës, e cila i heq tetë vitet e burgut që i kishin mbetur.

Djali tjetër i Bahriut, Admiri u betua se do të hakmerrej ndaj atyre që i vranë babanë, duke shënjestruar kështu Prelë Pjetrushin. Teksa Genci ndodhej në qeli, Admiri nis të hakmerret dhe i bën atentat Pjetrushit, teksa ky i fundit ndodhej me shërbim në komisariatin e Malësisë së Madhe.

Pjetrushi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa Admir Tafili u arrestua pas disa muajsh nga policia. Ndërkohë, oficeri i lartë i policisë Prelë Pjetrushi u largua në SHBA për arsye sigurie, por la pas familjen në Shkodër.

Një leje e dhënë nga nëpunësit e burgut të Shën Kollit për Admir Tafilin bëhet shkas për dy vrasje të tjera. Admiri mori leje 5-ditore më 2 tetor të vitit 2010 për të takuar familjarët, por kjo leje ishte një justifikim për t’u arratisur. Ai arrin arrin të largohet në sy të gardianëve, të cilët e ruanin para shtëpisë.

6 muaj pas arratisjes, konkretisht më 18 mars 2011, Admir Tafili qëllon për vdekje pas një prite pranë banesës së tyre, dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve Prelë Pjetrushi, shtetasit Nik dhe Gjovalin Pjetrushi. Këta të fundit ishin kthyer në atdhe për disa ditë pushim, por u ekzekutuan në mes të rrugës.

Tafili mbërrin në Tiranë dhe krejt i qetë ulet në një lokal në afërsi të Repartit Special RENEA. Konsumon një birrë dhe lajmëron policinë e Tiranës se ishte gati që të dorëzohej.

Gjykata e dënoi Admir Tafilin me burgim të përjetshëm, por ai u arratis nga Burgu i Drenovës në vitin 2013. Pas disa orësh, Admiri arrestohet bashkë me disa të dënuar të tjerë në afërsi të fshatrave të Librazhdit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore