Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Nga Ramazan Rraja te Plarent Dervishaj, kush janë "të fortët" që u përfshinë në atentatin ndaj ‘Rrumit’ të Shijakut

Nga Ramazan Rraja te Plarent Dervishaj, kush janë "të

Policia e Shtetit ka zbardhur ditën e sotme detaje të reja nga operacioni i zhvilluar në zonën e Durërsit dhe Niklës. 

Kujtojmë se ky operacion u zhvillua për arrestimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, teksa bëjmë me dije se në këtë ngjarje humbi jetën edhe shoferi Andi Maloku.

Sipas informacioneve personat e arrestuar janë Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E. Sinani, Julian Pjetri dhe  Bashkim Haxhija, ndërkohë që në kërkim janë shpallur Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj deh Julian Meçaj.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë ndaj shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit Aleksandër  Laho, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Ndërkohë me herët për ngjarjen janë arrestuar Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj për të cilët Spak pritet të paraqesë së shpejti pretencën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore