Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Nga Meta te Rama dhe Ruçi/ Garda me 4 njësi operacionale për të siguruar jetën e personaliteteve

Nga Meta te Rama dhe Ruçi/ Garda me 4 njësi operacionale për

Garda e Republikës është institucioni përgjegjës i drejtpërdrejtë për sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore, por jo i vetëm. Arritja e misionit të saj nuk realizohet pa ndërveprimin me institucione e tjera ligjzbatuese. Në mënyrë të vazhdueshme ky institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme operon me shkëmbim informacioni dhe bashkëpunimi me struktura si Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit, por edhe Protokollin e Shtetit.

Por, ndryshe nga sa është në dukje Garda e Republikës ka 4 njësi operacionale dhe një tjetër njësi speciale, të cilat ruajnë personalitetet e lartë shtetërore. Sipas raportit zyrtar të dorëzuar nga Garda, njësia e parë ka kryer 203 shërbime të përkohshme dhe 21 shërbime gatishmërie të përforcuar.

Njësia e dytë ka kryer 370 shërbime të përkohshme, 205 shërbime përforcimi në objektet që mbulon Njësia gjatë aktiviteteve e pritjeve ceremoniale si dhe për protestat e zhvilluara pranë selive shtetërore, 652 shërbime sigurim rrugëkalimi në Tiranë, 378 shërbime jashtë tirane. Gjithsej janë kryer 748 shërbime në Tiranë dhe jashtë rrethit të Tiranës, me përjashtim të shërbimeve me akomodim në Vilën Qeveritare Dhërmi dhe shërbimeve për sigurim rrugëkalimi.

Njësia e tretë ka kryer 297 shërbime për sigurinë e rrugëkalimeve të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, 51 shërbime për sigurinë në Parlament, 147 shërbime përforcimi në Pallatin e Brigadave, 87 sh?rbime ceremoniale p?r Presidentin e Republik?s, Kryeministrin e Vendit, Kryetarin e Kuvendit dhe p?r PLSH-të e huaja, 40 sh?rbime përforcimi për aktivitete në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në total kjo njësi ka kryer 707 shërbime, nga t? cilat 565 shërbime n? qytetin e Tiranës dhe 142 në rrethe. Njësia e katërt ka kryer 97 shërbime sigurie për akomodimet dhe aktivitetet e kryera nga Personalitetet e Larta Shtetërore në rezidencat që ka në ruajtje njësia. Kjo strukturë vlerësohet pozitivisht për përmbushjen e detyrave.

Njësia Speciale ka kryer 319 shërbime mbështetëse për sigurinë e Kryeministrit gjatë vitit 2019, 2 shërbime për Presidentin, 17 shërbime për personalitetet e larta të shteteve të huaja dhe 67 shërbime sigurie në Selinë e Seancave Parlamentare. Kjo njësi vlerësohet për përgatitje të lartë fizike dhe si strukturë e mirë organizuar për të përballuar situata të veçanta por dhe për punën e bërë gjatë këtij viti duke marrë shkas edhe nga dinamika e ngjarjeve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore