Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar për mashtrimin 700 milionë USD

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar

Burimi: occrp.org

Familja Sandesara, në arrati prej vendit të tyre të lindjes si pasojë e një mashtrimi me vlerë 700 mln USD dhe pastrim parash, ka gjetur mbrojtje në Shqipëri dhe Nigeri.

Në një pasdite të marsit 2019, një nga familjet më të pasura hipi në avionin e saj personal për t’u nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Sandersaras kanë qenë në kërkim që nga 2017, kur autoritetet në vendin e tyre të lindjes i akuzuan ato për mashtrim të bankave vendase mbi një kredi me vlerë 700 mln USD.

Atë mëngjes, sikletet e familjes u rritën kur në mediat shqiptare doli lajmi se ndonëse ato ishin në kërkim, qeveria shqiptare i kishte lejuar të investonte një shumë parash në projekte ndërtimi në vend.

Por asnjë prej këtyre nuk i ndaloi së darovituri në dogana. Madje i dhanë shansin vetes që të kishin një pasaportë të re shqiptare që iu dhurua nga presidenti Ilir Meta, për tre anëtarë të familjes së tyre — Chetankumar Sandesara, e shoqja Diptiben dhe vëllai i tij i madh Nitin — i hipën avionit të tyre personal rreth orës 5 pasdite.

Vetëm vëllai i Diptiben, Hiteshkumar Patel, që po udhëtonte me një pasaportë indiane u mbajt pasi “njolla e kuqe” e Interpolit lëshuar për katër udhëtarët kapi vetëm atë.

Ndërsa renegatët e tjerë të familjes Sandesaras nuk ndejtën aty për të zbuluar se çfarë ndodhi më tej. Pak pas arrestimit të Patel, gjurmët e avionit të tyre u dalluan për pak kohë dhe ato tregonin se ato po fluturonin mbi Siçili. Ndërsa destinacioni i fundit i tyre ishte i panjohur, drejtimi sugjeron se ato mund të drejtoheshin për në Nigeri, ku familja e tyre ka gjithashtu nënshtetësi dhe lidhje politike; pikërisht atje ato mendohet se po fshihen sot e kësaj dite.

Patel,një figurë kyçe në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e bizneseve në rritje të Sandesara dhe perandorisë së tyre, u përball vetëm me shqetësime të moderuara në fund të ditës; Shqipëria i dha atij azil në Nëntor 2019 dhe ai asnjëherë nuk u akuzua apo u ekstradua. Dy vjet më tej ai vazhdon të jetojë i lirë në Shqipëri.

Për shumë kohë subjekt i tabloideve, saga se si Sandesaras i kanë ikur drejtësisë në Indi ka kapur titujt kryesor të mediave për vite me radhë në Indi.

Një investigim i OCCRP ka zbuluar se zyrtarë të lartë në Shqipëri dhe Nigeri kanë ndihmuar familjen që t’i ikë tentativa për ekstradim të tyre në Indi. Raporte policie, dokumente gjyqësor, intervista dhe të dhënat e fluturimeve të siguruara nga reporterët tanë tregojnë se si zyrtarë të lartë i kanë lejuar familjes që të lëvizë lirshëm dhe të vazhdojnë bizneset e tyre të pashqetësuar.

Në Shqipëri, ku Sandesaras dhe partnerët e tyre vendas kanë planifikuar për të investuar mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi, jo vetëm që anëtareve të familjes u falën nënshtetësinë por një prej vëllezërve të tij është bërë konsull nderi. Të dhënat nga kufiri tregojnë se ato kanë vazhduar të vizitojnë vendin të patrazuar, ndonëse ka një kërkesë të vazhdueshme nga India për ekstradimin e tyre dhe një hetim të hapur në Shqipëri për pastrim parash në investimet e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm në Nigeri ka refuzuar të trajtojë kërkesën për ekstradim të Indisë duke argumentuar se rasti duket se ka motive politike. Ky mendim, i cili sipas avokatit të mirënjohur indian Prashant Bhushan përshkruhet si “qesharak”, ishte gjithashtu një nga argumentet që një gjyqtar shqiptar përdori për të refuzuar ekstradimin e Patelit pas dënimit të tij në 2019.

Dokumentet e siguruara nga OCCRP tregojnë më tej se kompanitë shtetërore Indiane vazhdojnë të blejnë qindra milionë dollarë naftë që vjen nga kompanitë e Sandesaras të hapura në Nigeri ndonëse ai dhe familja e tij janë në kërkim.

Drejtori Ekzekutiv për Kërkimet Ekonomike (ACER) Zef Preçi, u shpreh se është e qartë që familja ka përfituar nga mbrojtja politike në Shqipëri. “Fakti se asnjë nuk është ndëshkuar për avantazhet që i ka ofruar kësaj familje implikon drejtë për drejtë zyrtarë të lartë,” u shpreh ai.

Policia Shqiptare këmbënguli se Sandesaras nuk janë të kërkuar në Shqipëri dhe jashtë vendit ndaj nuk mund të arrestohen. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se ato po hetohen për pastrimin e parave dhe më tej i drejtoi gazetarët të pyesnin në prokurorinë e Tiranës.

Kur reporterët pyetën zyrën e prokurorisë, kjo e fundit kundërshtoi pohimin e policisë, duke pohuar se një kërkesë ekstradimi për vëllezërit së paku është bërë. Çështja vazhdon të jetë nën investigim, u shpreh zëdhënsi i prokurorisë Tiranë.

Në një intervistë në 2019 intervistë, Patel konfirmoi si ai ka qenë i arrestuar nga policia e Interpolit, duke shtuar se arsyet ishin “politike”. Anëtarë të tjerë të familjes nuk mundet të kontaktoheshin pasi nuk u gjendën dhe përfaqësuesit e tyre nuk pranuan të përgjigjeshin.

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar

(Xheti i kompanisë “Sandesara Group”)

Një jetë luksi

Nitin Sandesara dhe i vëllai Chetankumar e nisën jetën e tyre në biznes duke prodhuar dhe tregtuar çaj përpara se të krijonin një fabrikë xhelatine, një produkt jashtëzakonisht i përdorur në industrinë farmaceutike indiane.

Vëllezërit mund të kontrollojnë në këtë mënyrë 340 kompani, duke përfshirë edhe 92 jashtë Indisë, si një konglomerat që ata pohonin se kishte vlerë thuajse 7 mln USD.

Ndërsa pasuria e tyre rritej, familja u kthye në simbolin e faqeve të tabloideve indiane, që po pomponin ekstravagancën e tyre dhe të pronave të tyre, festat e tyre të shthurura dhe veshjet e tyre si yje Bollywood-i. Një histori tregon se si, Chetankumar iu ankua një gazetari kur media portali i tij kishte nënvlerësuar koston reale të xhetit personal të ri që familja e kishte blerë.

Por, fati i Sandesaras ndryshoi në vjeshtën 2017 kur Byroja Qendrore e Investigimit (BQI) në New Delhi i akuzoi ato për mashtrim dhe konspiracion kriminale. Një investigim i mëtejshëm nga qeveria indiane dhe Drejtoria e Zbatimit pohoi se grupi Sterling Biotech ka marrë në formë të kundraligjshme dhe më tej ka pastruar mbi 700 mln USD në interes të “promovuesve” të tyre përfshirë edhe vëllezërit Sandesera dhe Diptiben.

Hetuesit pohuan se kompanitë e familjes kishin marrë para përmes mashtrimit duke pohuar se kanë marrë kredi nga banka të ndryshme indiane. Në atë periudhë Patel ishte i dënuar në Shqipëri, bëhet fjalë për vitin 2019, sasia e parave që bankat deklaruan si mashtrim kishin arritur në 1.1 mld USD.

Shumë prej këtyre parave ishin transferuar në një kompani guaske që kishte listuar si të punësuar dhe ortak edhe groupin Sterling Biotech, ky grup kishte edhe aksionerë edhe drejtorët e ngjashëm me kompaninë. Prokurorët thonë se paratë ishin transferuar nën maskën e blerjes së aseteve dhe transaksioneve të pronave. Këto transaksione ishin krijuar edhe për të fryrë artificialisht bilancin e kompanisë guaske, ashtu që ato të merrnin më shumë hua nga bankat dhe të kalonin paratë dhe fondet diku tjetër.

“Z. Nitin Jayantilal Sandesera dhe Z. Chetan Jayantilal Sandesara emëruan dhe përdorën punëtorë dhe persona të tjerë duke i regjistruar si drejtorë në grupin SBL apo dhe në kompani të tjera guackë për të pastruar paratë e njollosura,” shkruhet në materialin e investigimit nga prokuroria e Indisë. “Menaxhimi efektiv dhe kontrolli i gjithë kompanive guackë ishin në duart e përfituesve të tyre të drejtë për drejtë që ishin dhe pronarët,” Nitin, Chetan, dhe Dipti Sandesara.

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar

(Nitin J Sandesera)

Kontabilisti i Chartered, Hemant Sanmukhrai Hathi, një nga qindra të punësuarit e Sandesaras i cili ka folur me hetuesit, pohon se 311 nga 339 firmat e kontrolluara nga Sandesara ishin “benami companies” pra kompani që mbaheshin në emra të njerëzve të tjerë por që kontrolloheshin nga rrethi i ngushtë familjar.

Familja Sandesara janë akuzuar se kanë përdorur disa para të vjedhura për të blerë makina lusoze dhe prona të shtrenjta, duke përfshirë një pronë me vlerë 5 mln USD në Hyde Park, një pronë të madhe 10 akre në veri të Londrës dhe një apartament në Dubai Marina me vlerë 2 mln USD. Fondet e tjera, shprehen hetuesit, janë drejtuar në bizneset e naftës të familjes Sandesaras në Nigeri ndërsa familja po dështon së paguari borxhet në Indi.

Familja Sandesaras u largua nga India përpara se policia e vendit t’i arrestonte. BQI dhe Ministria e Jashtme e Indisë nuk iu përgjigjën kërkesave tona për koment. Ndërsa në përgjigjen e tyre, DZ, na dha një kopje të urdhrit të gjykatës që deklaronte se familja Sandesaras janë ‘shkelës së ligjit dhe të arratisur”.

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar

(Sandesaras akuzohen se kanë përdorur para të vjedhura për të blerë një apartament prej 2 milion dollarësh në Dubai Marina)

Lidhja me Shqipërinë

Familjes Sandesaras nuk iu desh shumë kohë përpara se të gjenin miq jashtë Indie.

Në janar të vitit 2019, më shumë se një vit pasi ishin bërë publike pretencat e prokurorisë për manipulim, Shqipëria caktoi Nitin Sandesara si një konsull nderi në Nigeri (Mësohet se ai e humbi këtë titull tre muaj më vonë, thuajse në të njëjtën kohë që Patel u dënua.)

Bashkë me një partner vendas, një biznesmen kontraversal me emrin Julian “Lul” Morina, Sandesaras mendohet se kanë shpenzuar mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri, duke përfshirë edhe një resort turistik në zonën më të vizituar të rivierës shqiptare. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, iu referua këtyre investimeve kur kërkoi dhënien e nënshtetësisë së tyre, ai citoi “angazhimin për realizimin e investimeve elitare në vendin tonë.”

Shërbimet e sigurisë në Shqipëri menjëherë aprovuan këtë lëvizje ndonëse familja ishte në kërkim. Atyre iu dha qytetaria Shqiptare dhe morën një pasaportë të re në Shkurt 2018.

Katër institucione Shqiptare, përfshirë edhe Ministria e Turizmit, refuzuan t’i përgjigjeshin OCCRP pyetjeve se përse familja Sandesaras nuk iu mor parasysh kërkimi ndërkombëtar dhe iu dha qytetaria, ato u shprehën se informacionet për to ishin konfidenciale. Zyra e presidentit u shpreh se dokumentet “përmbajnë të dhëna personale dhe kanë dokumente të klasifikuara, informacioni nuk mund të bëhet publik,” dhe nuk na dhanë informacione të tjera.

Pëllumb Nako, ish drejtor i Policisë së Kufirit, u shpreh se shpejtësia me të cilën familja Sandesaras iu mundësua pasaporta do të thotë që kanë mbrojtje politike.

“Mua më duket jo vetëm e nxituar por edhe abuzive që të gjitha institucionet të kenë dhënë dakordësinë e tyre” u shpreh ai për OCCRP “duhet të ketë pasur një forcë të madhe që ka vendosur gjërat në lëvizje.”

KUTI SHTESË: Një mik vendali

Ende nuk dihet se përse familja Sandesara ka qenë kaq e favorizuar nga autoritetet Shqiptare. Një arsye mund të jetë përfaqësuesi i tyre në vend, Julian “Lul” Morina.

Morina është një prej biznesmenëve të rrallë shqiptarë që e vë në dukje pasurinë e tij në rrjetet sociale, duke postuar foto nga udhëtimet e tij, makinat e shtrenjta dhe jahtin që e ka të emëruar sipas vetes. Po ashtu ai poston të ftuarit në to, hotelet luksoze në jug të Shqipërisë duke përfshirë edhe një foto me politikanin e fuqishëm Ramush Haradinaj, ish kryeministri Kosovës.

Morina u rrit në staturë pasi hapi një kompani ndërtimi në 2005. Bizneset e tij u rritën ndjeshëm nga 2013 ku ai u bë sponsor i ekipit të futbollit Tirana. Në një ndeshje futbolli ai u pa pranë vëllait të kryeministrit Edi Rama.

OCCRP ka zbuluar gjithashtu edhe një lidhje tjetër mes Morinës dhe djalit të parë të familjes së Edi Ramës. Duket se djali i Ramës, Gregor Rama, jeton në një bllok rezidencial të ndërtuar nga Morina në një nga zonat periferike të Tiranës për më shumë se sa dy vjet.

Komshinjtë dhe agjentët imobiliarë kanë konfirmuar se ai jeton në një apartament luksoz me 140 metra katror të madh që nga Shtatori 2018. Rama është shprehur në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2019 se ai ka paguar 150 mijë lekë si qira për apartamentin e djalit të tij për së paku 5 muaj të atij viti, një vlerë e barabartë me 243 euro/muaj- shumë herë më lirë se sa vlera e tregut që varion në 1000 euro për muaj në apartamente të tilla në zonën ku jeton Gregori.

Megjithëse deklarimi nuk e tregon adresën në të cilën jeton Gregori, një report i OCCRP e ka parë atë duke hyrë dhe duke dalë nga godina e Morinës përgjatë vitit 2020. Kur reporteri u përpoq që ta takonte Gregorin për të kërkuar një koment për këtë histori, dikush tjetër u shfaq në vendin e tij në vendin e takimit. Më pas ai refuzoi që t’i përgjigjej thirrjeve dhe mesazheve.

Morina i mbrojti lidhjet e tij me familjen Sandesaras për OCCRP duke u përgjigjur se ato ishin “të persekutuar nga shteti i tyre për qasjet politike dhe unë i besoj që janë njerëz të ndershëm.”

Ai refuzoi t’i përgjigjej një pyetësori të detajuar në lidhje me qiranë e Greg Ramës, duke u shprehur se “se i duket tepër e njëanshme për të pyetur se kush jeto në në një nga 50 ndërtimet e tij dhe kompanisë që unë drejtoj.”

Megjithëse janë në kërkim, familja Sandesaras duket se e ka vizituar Shqipërinë pa ndonjë problem. Në mars 2019 një raport i policisë që i ra në dorë OCCRP tregon për një email që i ka shkuar dy herë policisë nga Interpol në lidhje me Patel përpara se ai të arrestohej por familjes së tij iu dha leja për të hyrë në vend. Në të njëjtin muaj India i dërgoi një kërkesë Tiranës zyrtare për vëllain Sandesara- edhe një herë qeveria shqiptare nuk bëri asnjë tentativë për ta përmbushur kërkesën.

Më vonë, në nëntor të njëjtit vit, një zyrtar i Interpol i dërgoi avokatit të Sandesaras një letër për të konfirmuar se ishin hequr emrat për Nitin, Chetankumar dhe Diptiben ishin hequr. Arsyeja nuk është e qartë, por në letër citohet një “kërkesë” e paspecifikuar që iu është bërë atyre.

Interpol refuzoi të komentonte, përpos se na vuri në dukje se nuk ka fuqi që të detyrojë një autoritet kombëtar që të arrestojë dike. “Interpoli nuk mund të insistojë apo të kërkojë me dhunë çdo vendi anëtar që të arrestojë një individ që është subjekt i Njollës së Kuqe. Gjithashtu Interpol nuk mund t’i kërkojë asnjë vendi anëtar që të ndërmarrë ndonjë veprim në emër të një vendi tjetër” u shpreh zyra e shtypit në një deklaratë.

Së paku një anëtar i familjes Sandesara ka udhëtuar vazhdimisht në Shqipëri edhe pasi India ka kërkuar ekstradimin. Të dhënat nga kufiri që mblidhen nga policia tregojnë se më i vogli i vëllezërve Sandesara, Chetankumar, ka hyrë në vend së paku 3 herë deri në Mars 2020 duke përfshirë edhe këtë Janar.

Shqipëria dhe India nuk kanë një traktat ekstradimi, por Arben Braçe, një zyrtar i lartë nga Shqipëria në Ministrinë e Drejtësisë që merret me çështjet juridiksionale, u shpreh se kërkesa e Indisë është e mjaftueshme për të apo për vëllezërit e tij për t’u arrestuar.

“Nëse ato kërkohen nga shteti Indian duhet t’i dorëzohen atij duke u bazuar në reciprocitet” kjo pasi të dy vendet janë nënshkrues të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Transnacional, u shpreh Braçe për OCCRP. “Veprat e tyre janë të mjaftueshme për t’u ndëshkuar në Shqipëri.”

IMAZHI:

Avokati i familjes Sandesaras, Xhevair Morina — vëllai i biznesmenit shqiptar dhe partnerit “Lul” Morina — iu përgjigj OCCRP se Chetankumar ka vizituar vendin për të parë bizneset e tij.

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar

(Julian Morina, partneri shqiptar i Sandesaras)

Gjithsesi influenca e Sandesaras në Shqipëri nuk ka kaluar tërësisht në errësirë. Më pak se një vit më parë një prej vëllezërve Sandesara iu dha nënshtetësia Shqiptare, ndërsa Prokuroria e Tiranës hapi një hetim për to dhe për Morinën në lidhje me pastrimin e parave përmes investimeve që i dhanë atyre një pasaportë të re.

Sipas një letre të dërguar në Prokurorinë e Tiranës në Janar 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, familja Sandesaras “përfitoi nga kredia për banka të ndryshme në Indi duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe duke i përdorur kreditë për interesa të tjera.”

Dokumente nga hetimi shprehen se prokuroria po kërkon një aktivitet që lidh Sandesaras me Shqipërinë. Kjo përfshin projektet e ndërtimit në Tiranë, ato në qytetin e Himarës, një projekt për një fshat turistik 15.419 metër katror në bregdetin e Dhërmiut dhe blerjen e një kompanie nga Mornia me emrin Drymades Dream.

Preçi, drejtori i një think tank, ACER, u shpreh se investimet e Sandesaras duhet të monitorohen nga shumë afër duke qenë se pastrimi i parave është akuza në Indi.

“Ka një dyshim të argumentuar në lidhje me pastrimin e parave dhe fakti është që nuk ka asnjë lëvizje nga institucionet edhe pas këtij skandali,” u shpreh ai.

Hetimi në Shqipëri është duke vazhduar ndërsa ky shkrim u publikua.

Morina e pohoi se po punon me Sandesaras, por ai tha se po bashkëpunon mbi ndërtimet e disa apartamenteve në Tiranë. Ai tha se “nuk e kishte idenë” se kishte një akuzë për pastrimin e parave në Shqipëri.

“Perceptimi im për to është se janë të persekutuar politikisht dhe për shkak të besimit, siç edhe dëshmon edhe vendimi i drejtësisë ndërkombëtare,” u shpreh ai.

Kosova dhe më tej

Shqipëria nuk është i vetmi vend ku familja Sandesaras kanë miq në nivele të larta drejtuese. Ato duket se kanë miq të tillë dhe në Kosovë.

Në Shkurt 2019, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, postoi në Facebook një takim me Chetankumar Sandesara, duke u shprehur për të si një “përfaqësues të ‘Sandesara Group’ nga Nigeria,” me të cilin do të diskutonte investimet në turizëm dhe agrikulturë.

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar

(Takimi i Chetankumar Sandesara me Kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Ramush Haradinaj, në Shkurt 2019)

Më tej në Janar 2020, Agnesa Vuthaj, një modele dhe sipërmarrëse që ka qenë Miss Kosova në 2003 dhe Mis Shqipëria një vit më vonë, publikoi në Facebook një postim që mohonte se ajo ishte në lidhje me Chetankumar Sandesara.

Në fakt, Vuthaj, që sot drejton një kompani fashion në Prishtinë, pohon se ka punuar me Sandesaras për të ndihmuar Kosovën që të njihet nga shteti Nigerisë.

“Unë kam qenë edhe në Nigeri dhe ne kemi punuar për njohjen e Kosovës nga Nigeria, diçka që asnjë Ministër i Jashtëm, Kryeministër apo President nuk e ka bërë ende përtej përpjekjeve të shumë viteve,” shkruan ajo.

Pohimi surprizuar i Sandesaras në këtë çështje u mbështet edhe nga avokati Xhevair Morina, vëllai i të cilit, Lul Morina, ka qenë në takimin me Haradinaj.

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar

(‘Morina Palace’, të cilin Julian Morina e përfundoi menjëherë pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sandesaras.)

“Ato po negocionojnë gjithashtu edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës” u shpreh Morina për OCCRP në verën e 2019. “Nëse dëgjon se Nigeria e ka njohur Kosovën, ta dini se ka ndodhur prej tyre.”

Zyra e kryeministrisë së Kosovës nuk iu përgjigj kërkesave tona për koment.

Lidhja Nigeriane

Familaj Sandesaras ka gjetur strehim edhe në Nigeri, bashkë me bizneset e tyre me shumë të ardhura.

Në 2011, vëllezërit Sterling Oil Exploration & Energy Production Co Ltd. (SEEPCO) u bënë partnerë me kompaninë në zotërim nigerian Allenne Energy Ltd. Në një koncesion për të përdorur fushat me naftë me një vlerë mbi 3 mld USD. Presidenti i asaj kohe në Nigeri caktoi Sterling si një nga 100 bizneset e vitit 2014.

Akuzat në shtëpinë e tyre nuk është se shqetësuan shumë zyrtarët Nigerianë. Një muaj pasi ato u ngritën si akuza në Indi, Ministri i Jashtëm i Nigerisë, Khadija Bukar Abba Ibrahim i shkroi qeverisë Shqiptare, posaçërisht Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë duke i kërkuar asaj që të caktojë si Konsull Nderi, Nitin Sandesara në vendin e saj. Në një letër të datuar në 27 nëntor ajo citoi Nitin dhe “përpjekjet e tij oër të zgjeruar miqësinë” mes Nigerisë dhe Shqipërisë dhe “nevojën për të mundësuar në rrugë se si të zgjerojmë marrëdhëniet tregtare dhe investimet mes dy vendeve.”

Autoritetet shqiptare nisën menjëherë procesin dhe Nitin morri pozicionin e tij në Janar 2019, një vit pasi ai dhe i vëllai morën nënshtetësinë shqiptare.

Në qershor 2018, gjyqësori në Nigeri rrëzoi gjithashtu kërkesën për ekstradim duke përforcuar narrativen se familja Sandesaras po përballet me një persekutim nga autoritetet Indiane. Vendimi u morr si pjesë e një padie të ngritur nga Allenne Energy për të parandaluar informacionin në lidhje me koncesionin e naftës Nigeriane që duhet të shpërndahej në disa agjenci ligjzbatuese në Indi dhe Nigeri.

Padia e Allenne pretendonte se bankat indiane po vepronin “përtej motiveve të tyre” dhe kërkuan që gjykata të deklarojë se “ndryshimi i qeverisë në Indi sikundër edhe politikat e qeverisë dhe viktimizimi për shkak të bindjeve politike dhe fetare të [SEEPCO] përbënin një forcë madhore të aftë për të ngritur shqetësime nga [Allenne Energy] dhe gjithashtu për të mbrojtur interesin e saj.”

Një gjyqtar në Gjykatën e Lartë në Nigeri e pranoi këtë padi duke shkruar se vëllezërit Sandesara dhe familjarët e tyre kane qenë “targetuar nga qeveria indiane dhe agjencitë e saj” për besimet e tyre politike dhe religjioze.

“Do të ishte e pandershme nëse ky trup gjykues të lejojë çdo kompani Nigeriane që të gjymtohet ekonomikisht, për shkak të një hakmarrje politike të qeverisë Indiane dhe bankave të saj”, u shpreh gjyqtari në leximin e vendimit, “Nigeria është shumë e angazhuar për të mbrojtur dhe ruajtur legjitimitetin e investitorit privat dhe për të inkurajuar edhe më shumë ekonominë.”

Më vonë, në 2019, ministria e drejtësisë në Nigeri artikuloi një argument të ngjashëm kur i mohoi kërkesën e Indisë për të ekstraduar anëtarët e familjes Sandesara, duke cituar fuqinë e saj për të refuzuar kërkesën nëse ajo besonte se ky sulm ishte “i një natyre politike.”

Prashant Bhushan, një avokat i njohur që mbron interesin publik në Indi, e quajti vendimin e Gjykatës së Lartë “qesharak” dhe vuri në dukje se Sandesaras janë të afërt dhe të lidhur me një ish oficer të lartë të BQI-së, RK Asthana, dasma e njërës prej vajzave të tij u mbajt në shtëpinë e tyre në fshat.

“Dikush që është shumë pranë Asthanas nuk mund të ketë frikë persekutimin nga qeveria Indiane” u shpreh Bhushan, që në fund të 2017 bëri publik një ditar që ka qenë i Sandesaras që bën lidhje të drejtë për drejta me zyrtarë të lartë indianë. “Një shfaqje turpi po luhet përpara nesh në përpjekjen për të ekstraduar.”

Sa dhe si po mbrohen në Indi familja Sanderas është një çështje debati. Autoritetet Indiane kanë raportuar se kanë bllokuar mbi 2 mln USD asete të Sandesaras si pjesë e një investigimi. Por tonelatat me naftë që vijnë nga anijet e tyre i treguan OCCRP se kompanitë indiane vazhdojnë të blejnë naftën bruto Nigeriane nga SEEPCO edhe pas akuzave për pastrim parash të ngritura ndaj Sandesaras, duke ngritur pyetje për mënyrën se si shteti Indian dhe bankat e mashtruara po punojnë për të marrë paratë e humbura nga familja.

Kompanitë duket se kanë shitur mbi 700 mln USD naftë brut që me tej është blerë nga kompanitë shtetërore të Indisë sipas Sukhpal Singh, që në një kohë më të hershme ishte në krye të një veseli anijesh në pronësi të SEEPCO përmes një nënkontraktori.

Dokumentet tregojnë se SEEPCO ia ka shitur naftën zyrës së Gelncore të Mbretërisë së Bashkuar, një tregtar mallrash, që më pas ia ka shitur atë tre kompanive shtetërore indiane: Indian Oil Corporation, Bharat Petroleum Corporation Limited dhe Hindustan Petroleum Corporation Limited. Kjo përfshin një anije të shitur Indian Oil Corporation që u mor nga terminali që i takonte SEEPCO në Nëntor 2020, dy muaj pasi Sandesaras ishin deklaruar si të arratisur nga paditësit.

“Në letra, furnitori është në fakt Glencore, por nuk duhet të kemi asnjë dyshim se në fakt furnitori është Sterling Oil-Nigeria, ose SEEPCO,” u shpreh Singh. Duke pasur parasysh informacionin e mundshëm “do të qe e çuditshme që ato të kenë kërkuar azil politik në Nigeri duke pohuar se po persekutohen në Indi” shtoi ai.

Singh u shpreh se ai i ka kërkuar Gjykatës Supreme në Indi vitin e shkuar për të yshtur bankat dhe shtetin që të veprojnë.

Një zëdhënës i Glencore, Charles Watenphul, konfirmoi se kompania ka blerë naftë nga SEEPCO dhe që më pas i është shitur kompanive shtetërore të naftës në Indi. Ai mohoi ndonjë sugjerim apo aludim se Glencore po vepronte si një perde për të mbuluar origjinën e naftës, gjithsesi, ai u shpreh se tregtari ka vepruar “në emër të tij dhe për llogari të tij.”

Watenphul shtoi se Glencore përfundoi marrëdhënien e tij tregtare me SEEPCO në 2020 pa specifikuar detaje.

Indian Oil Corporation, Bharat Petroleum Corporation Limited, dhe Hindustan Petroleum Corporation Limited nuk iu përgjigjën kërkesave të tona për koment.

Nga Meta te Lul Morina, si mbështetën hapur indianët e akuzuar

(Bregu i Dhërmiut në Shqipëri, ku Sandesaras kanë një leje për të ndërtuar një resort turistik)

Ekstradim i dështuar

Vendimi i gjykatës në Nigeri i ngritur nga Allene, u dorëzua në 8 qershor 2018, ndihmoi përfundimisht familjes Sandesaras duke shmangur ekstradimin nga Shqipëria. Një kompje të rasteve në lidhje me vendimin e gjykatës në Nigeri për familjen u sollën ën Tiranë gjithashtu përmes një dërgese speciale nga ana e qeverisë Nigeriane.

Gjykatësit shqiptarë që refuzuan të ekstradojnë Patel në Indi pasi ai qe arrestuar në Tiranë në Mars 2019 cituan vendimet e dy gjyqeve, duke argumentuar se Gjykata e Lartë në Nigeri ka treguar se familja Sandesara ka qenë e qarkuar si pasojë e bindjeve politike dhe besimit fetar.”

“Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara kanë vuajtur persekutimin e fortë politik dhe fetar në Indi nga qeveria aktuale si pasojë e akuzave ndaj tyre si persona të lidhur ngushtë me besimin e tyre fetar dhe afilimet politike në Indi dhe mbështetës të partive opozitare në Kongresin Kombëtar,” shkruan gjyqtar Gerd Hoxha në vendimin e tij.

PJESË: Kjo letër, shkruar nga zyrtari i SEEPCO, Deepak Barot që i kalon për dijeni Komisionerit të Interpolit në Nigeri, është përfshirë si një evidencë zyrtare në çështjen e ekstradimit të Hiteshkumar Patel.

Një tjetër dokument që shfaqet në sasinë e madhe të dokumenteve në gjyq tregon se si Sandesaras dhe ortakët e tij kanë përdorur influencën e tyre pas kuintave për të mundësuar që gjyqi në Shqipëri mund të ndikohet nga precedenti nigerian; një letër e shkruar nga SEEPCO specifikisht drejtori i saj ekzekutiv Deepak Barot tek Komisioneri i Policisë dhe Interpolit në Abuja pas dënimit të Patel, duke i kërkuar autoriteteve nigeriane që “fuqimisht dhe menjëherë” të dërgojnë vendimin e Gjykatës së Lartë Nigeriane tek Interpoli në Shqipëri.

Nuk është e qartë se si saktësisht dhe se çfarë roli kanë oficerët e Interpolit në vendet përkatëse në dërgimin e letrës. Drejtuesi i zyrës së Interpolit në Nigeri iu referua ligjit nigerian ndërsa komentoi situatën. Ndërsa Interpoli në Nigeri dhe zyra kombëtare e policisë në Nigeri nuk iu përgjigj komenteve të mëtejshme.

Por me një mënyrë apo një tjetër, letra arriti në sallën e gjyqit në Shqipëri. Edhe një herë duke drejtuar gishtin drejt “viktimizimit politik dhe persekutimit religjioz” që familja Sandesaras ka hasur, letra citon anëtarësinë e familjes së Patelit dhe rezidencën e tij në Nigeri. Mashtrimi i supozuar, shkruan ajo, qe në fakt një “transaksion i thjeshtë tregtar”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore