Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Nëse SHBA heq..."/ Bullgaria vë "kushte" të reja, si mund të rrëzohet vetoja ndaj Shkupit, për të shpëtuar dhe Shqipërinë me BE

"Nëse SHBA heq..."/ Bullgaria vë "kushte" të

Slavi Trifonov, lideri i lëvizjes bullgare “Ka një popull të tillë” pjesë e koalicionit qeveritar, sugjeroi në profilin e tij në Facebook që Bullgaria të lejojë Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nëse Shtetet e Bashkuara heqin vizat për qytetarët bullgarë dhe vendi të pranohet në Shengen.

“Tani ne jemi më pak evropianë sesa evropianë të vërtetë. Kështu që unë kërkoj që menjëherë të mos ketë viza për Shtetet e Bashkuara dhe të bëhemi menjëherë anëtarë të zonës Shengen”, shtoi ai.

Sipas Trifonov, tema e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme për të gjithë bullgarët. “Sepse është pjesë e historisë sonë kombëtare dhe për shkak se mbi 200 mijë ushtarë bullgarë vdiqën për lirinë dhe bashkimin e atij vendi”, tha Trifonov.

Në njoftim, lideri i lëvizjes “Ka një popull të tillë” thotë se rreth njëqind mijë maqedonas kanë pasaportë bullgare dhe shton se për ta marrë atë pasaportë duhet të vërtetohen rrënjët bullgare. Ai thotë se me shprehje të tilla urrejtjeje, ata qytetarë maqedonas që kanë pasaportë bullgare i shkojnë kundër vetes, sepse janë “bullgarë me pasaportë dhe me dëshirë”.

“Në tekstet tuaja të historisë shkruhet se bullgarët janë fashistë. Pra, ju vetë jeni fashistë”, shton ai. Trifonov u shpreh se më 10 janar do të mbahet takim këshillues me presidentin Rumen Radev për të diskutuar për Maqedoninë e Veriut. Me veton e Bullgarisë po digjet jo vetëm Shkupi, por edhe Shqipëria pasi vlerësimi i BE-së nuk jepet i ndarë, por për të dyja vendet njëherësh. Edhe pse shpresat janë të pakta për shkak të faktit se presidencën e BE-së e ka marrë Franca, e cila në prill ka zgjedhjet presidenciale, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mund të relalizojë një pyetësor, si një lloj referendumi, për t'i kërkuar shqiptarëve, nëse janë pro faktit që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen si dy shtete të ndara sa i përket procesit të integrimit në BE.

Sakaq, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se do të kërkonte shkëputjen nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së, nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare në gjashtë muajt e ardhshëm, nuk u përcoll plotësisht, por theksoi se Shqipëria ka të drejtë ta kërkojë.

"E kam dëgjuar fillimisht deklaratën dhe ai tha – do të pyesim qytetarët nëse mendojnë se nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare për 6 muaj, nëse Shqipëria do të kërkojë shkëputje nga Maqedonia, do të thotë konsultim me qytetarët për atë çështje, jo vendim që Shqipëria do të kërkojë të vazhdojë më vete. Mendoj se me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet, ndaj mendoj, nëse ky është një argument plus, të bindë qytetarët shqiptarë, qeverinë shqiptare, se qasja informale rajonale është në interes të të dy vendeve dhe rajonit, por Shqipëria ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë sepse procesi është i tillë, formalisht individual”, tha Osmani./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore