Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Negociatat/ Zaev tenton të minojë tryezën shqiptare para dhënies së mandatit nga Presidenti

Negociatat/ Zaev tenton të minojë tryezën shqiptare para

Ndërkohë që ditën e premte, Preidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo pendarovski, pritet t’i japë mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, tryeza e partive politike shqiptare ka gjasa të pengohet, pikërisht nga manovrat e Zaev.

Kandidati për kryeministër synon të ndajë sa më shumë partitë shqiptare, duke u bërë oferta të veçanta. Takimi i partive shqiptare është thirrur për nesër, por siç mësohet nga burime pranë BDI, ende nuk ka mbërritur konfirmimi për pjesëmarrje nga Zijadin Sela.

Partia Besa e Billal Kasamit do të bëjë të ditur sot qëndrimin e saj për tryezën e nesërme. Zaev ka bërë të ditur se tryezën shqiptare e shikon si një presion ndaj tij prej faktorit shqiptar.

“Thirrjen e BDI-së që të takohet me të gjitha partitë për temën ‘Kryetar i Qeverisë me propozim të BDI-së’, po, e ndjej si presion, më tej nuk do të flas, dua t’i jap shans bisedimeve. Është normale, sepse edhe të gjitha partitë e tjera që janë përfaqësues të qytetarëve joshqiptarë mund edhe ata të mblidhen ashtu, mundemi me partitë boshnjake, me VMRO-DPMNE-në, me partitë turke, e të ngjashme…duhet të kihet kujdes edhe për këtë”, tha Zoran Zaev.

Lideri i LSDM-së ka bërë presion se nëse shqiptarët rrisin kërkesat ai do të kërkojë partnerë edhe tek opozita. Por kreu i BRMO-DPME-së, Hristian Mickovski, bëri të ditur se grupi i tij parlamentar do të jetë unik dhe nuk do të japë votat për një koalicion me Zaevin.

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov deklaroi dje se mandatar për përbërjen e Qeverisë së re është Zoran Zaevi. “Vijojnë bisedime dhe konsultime për shumicën parlamentare dhe koalicion për mandat të plotë, katërvjeçar të qëndrueshëm. Në interes të bisedimeve në këtë moment nuk do të mundnim të jepnim hollësi”, theksoi Kostadinov.

Sa i përket afateve për dhënien e mandatit, Kostadinovi theksoi se për LSDM-në është i rëndësishëm qëndrimi i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski i cili thotë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillojnë të rrjedhin afatet ligjore dhe se ndarja e mandatit do të jetë brenda afateve.

Liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, sipas Alsat, të hënën zhvilluan një takim në Kuvend dhe nuk arritën marrëveshje rreth formimit të qeverisë së re, megjithatë, siç theksuan, bisedimet do të vazhdohen gjatë ditëve në vijim, ndërsa nëse ekziston vullneti do të arrihet epilogu pozitiv.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore