Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Negociatat, shtohet presioni ndaj Bullgarisë në Bruksel

Negociatat, shtohet presioni ndaj Bullgarisë në Bruksel

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Europian do të mblidhet ditën e martë, ku mes të tjerave në agjendë është edhe tema e zgjerimit dhe vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila penalizon edhe Shqipërinë.

Në këtë takim pritet që të shtohet presioni ndaj Sofjes, e cila së fundmi është vënë në shënjestër edhe nga diplomacia amerikane, që i kërkon të japë dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shkupin dhe Tiranën.

Pas Uashingtonit edhe Berlini ka dalë me të njëjtin apel.

“Bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së. Tani është shumë me rëndësi që udhëheqësi bullgare të përmbushë obligimin europian dhe të hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Roth.

Drejtuesit e partisë që fitoi zgjedhjet e fundit në Bullgari kanë sinjalizuar se mund të japin dritën jeshile për negociatat, por pas konfirmimit në Presidencë, Rumen Radev tha në deklaratën e parë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin sa i takon Maqedonisë së Veriut.

Për Bullgarinë çështja është e qartë dhe ajo merr zgjidhje vetëm nga vullneti i Shkupit për të pranuar historinë dhe përkatësinë gjuhësore. Sipas Bullgarisë, maqedonishtja nuk është një gjuhë, por dialekt i bullgarishtes dhe këtë kërkon që ta njohë edhe vetë Maqedonia e Veriut.

Më herët, Sofjes i dërguan një thirrje edhe një grup kongresistësh amerikanë që i kërkon heqjen e vetos.

"Shpresojmë që ju do t'i lini mënjanë dallimet dhe do të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian", thuhet në një letër të grupit dypartiak të Kongresit, drejtuar ambasadorit bullgar në Uashington, Tihomir Stoychev nga dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, William Keating nga demokratët dhe Claudia Tenny nga republikanët.

Kongresistët kërkojnë që ngërçi të zgjidhet brenda këtij viti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore