Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Negociatat, heshtja e PD e PS për kushtin e papërmbushur të “Peshqve të Mëdhenj”

Negociatat, heshtja e PD e PS për kushtin e papërmbushur të

Vetëm një muaj e gjysmë më parë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një takimi të rëndësishëm në Tiranë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, deklaroi në mënyrë të qartë se Nisja e Konferencës Ndërqerveritare do të varet shumë nga rekordet që Shqipëria do të ketë luftën ndaj korrupsionet në nivelet e larta.

“Shqipëria ka mjaft punë për të bërë në luftën ndaj korrupsionit, kemi parë dënime për zyrtarë të nivelit të ulët e të mesëm. Më shumë se 286 magjistratë që kanë kaluar vettingun 62% janë larguar se nuk justifikonin pasurinë. Vettingu është i rëndësishëm për të marrë besimin e publikut, kemi parë përparime në krijimin e disa institucioneve si SPAK.Situata e korrupsionit vijon të mbetet i shtrirë dhe shqetësim për vendet anëtare të BE ndaj kërkon përpjekje dhe dënime të formës së prerë për zyrtar të nivelit të lartë që është mjaft e ulët. Këto dënime duhet të jenë model për shoqërinë që të besojnë të drejtësi. Ndaj presim nga SPAK të bëjë punën e tij”, tha Soreca, më 13 tetor.

Por bën përshtypje që në debatin publik shqiptar të ashpër ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, askush nuk e përmend këtë fakt që duket se është shumë i rëndësishëm në gjykimin e Europës ndaj Shqipërisë.

Thuajse të gjitha vendet e rajonit e kanë kaluar një provë të tillë. Maqedonia ka nën hetim ish-kryeministrin që është dënuar nga një gjykatë për korrupsion dhe disa ministra të qeverisë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret. Mali i Zi ka pasur Presidentin, e disa kryebashkiakë të rëndësishëm, Serbia, disa biznesmenë dhe ministra, Kroacia ka burgosur kryeministrin dhe një sërë zyrtarësh të lartë, Bosnja, disa ministra, Rumania, kryeministra, Presidentë e disa kryebashkiakë etj.

Pra të gjithë vendet e rajonit kanë një “track rekord” në provën e luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta me “Peshq” vërtetë të mëdhenj.

Kurse ne jemi i vetmi vend që nuk e kemi këtë rekord të tillë, e ka shumë gjasa që pikërisht ky të jetë jo i vetmi, por ndër më kryesorët faktorë e mos mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare. Por këtë nuk e flet njeri nga partitë kryesore, madje edhe kur e hap kush në emisionet e mbrëmjes, krerët e tyre duan ta mbyllin. /GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore