Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Në pranga klani i ri i Zemunit, organizatorët e dhunës në ndeshjen Shqipëri-Serbi në 2014

Në pranga klani i ri i Zemunit, organizatorët e dhunës në

Ndeshja Serbi-Shqipëri, e 10 korrikut 2014 ka mbetur në historinë jo vetëm të sportit si një dëshmi dhunë e egërsie.

Takimi që u ndalua në pjesën e parë u shoqërua nga një dhunë të egër jo vetëm verbale por edhe fizike, si në fushë ndërmjet lojtarëve të dy vendeve, por veçanërisht nga tifozët ultras të Partizanit të Beogradit.

Ata tifozë ishin protagonistë ngaqë ndeshja zhvillohej në stadiumin “Partizan”. Në Serbi, ultrasit kontrollohen nga grupe të mafias më të fuqishme të vendit.

Sot 7 vjet pas asaj ndeshjeje, policia serbe ka arrestuar krerët e kupolës së ultrasit të Partizanit të Beogradit, që janë njëkohësisht edhe një nga grupet më famëkeqe të krimit të organizuar.

Gjatë natës së shkuar, u arrestuan16 persona të dyshuar për vrasje dhe rrëmbime. Lajmin i pari e bëri të ditur Prokurori i Zyrës së Krimit të Organizuar, Mladen Nenadiç.

Ai tha se arrestimet u bënë pas disa muajsh punë të përbashkët të Prokurorisë për Krimin e Organizuar, disa njësive organizative të Ministrisë së Brendshme dhe shërbimit sekret BIA.

Ndërkaq, Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha sot, me rastin e arrestimit të 17 anëtarëve të një grupi të organizuar kriminal që dyshohet me arsye për vrasje, zhvatje, rrëmbime dhe tregtim të drogës, se Serbia nuk do të lejojë krijimin e një klani të ri Zemun.

Vulin deklaroi se grupi i organizuar kriminal drejtohej nga Veljko Belivuk, i njohur më mirë si Velja Nevolja dhe Marko Miljkoviç.

“Serbia është një vend serioz që nuk do ta lejojë kurrë veten të krijojë një klan të ri Zemun, edhe pse ka grupe të organizuara kriminale që mendojnë se janë më të fortë se shteti”, vuri në dukje Vulin në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Shefi i policisë së Beogradit, Veselin Miliç, tha shërbimi sekret ka dhënë një kontribut të rëndësishëm. Mediat serbe kanë folur shumë në gjithë këto vite për një bashkëpunim të shërbimit sekret me mafian e paramilitarët serbë. Madje edhe për vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç në vitin 2003, u fol për për një bashkëpunim të nëntokës me pjesë të devijuar të shërbimeve sekrete.

Në pranga klani i ri i Zemunit, organizatorët e dhunës në

Grupi fshihej pas grupit tifoz të Partizanit gjatë gjithë kohës. Pak ditë më parë, policia malazeze, që tashmë drejtohet nga një qeveri filoserbe,  deklaroi se ka arritur të parandalojë një atentat ndaj kryekapos së tifozëve të Partizanit, Veljko Belivuk  nga anëtarët e “Klanit Kavac”, i cili akuzohet se ka lidhje me Milo Gjukanoviçin.

Mbrojtja e qeverisë së re të Podgoricës ndaj Belivukun trazoi ujërat dhe mediat malazeze nisën të akuzojnë shërbimin sekret serb si protektori i këtij “klani të ri i Zemunit”./ Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore