Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Në listën e LSI i shpallur në kërkim/ U dënua për drutë, Artur Baku bëri deklarimin në KQZ: Çështja ime është pezulluar

Në listën e LSI i shpallur në kërkim/  U dënua për

Në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim është edhe një person që është paditur për shpërdorim detyre dhe arrestuar në vitin 2015.

Ai është Artur Baku i cili në vitin 2015 ka qenë drejtor i pyjores në Fushë Krujë ku është arrestuar për shpërdorim detyre. Drutë që ai sekuestronte i shiste tek palët e treta. Policia kishte ndaluar një kamion me lëndë drusore pa asnjë dokument të cilën ja kishte dhënë drejtori i pyjores nga lënda drusore e sekuestruar. Ai ka deklaruar në prokurori se kjo ishte rruga e fundit që ai bënte prej 15 metra kub dru, dhe se dy rrugë i kishte bërë gjatë muajit tetor të 2015-tës.

Drutë e sekuestruara, mbaheshin në një pikë grumbullimi në Fushë Krujë, në pronësi të shtetasit, Petrit Vena, por i cili nuk ka kërkuar qera pasi njihej me drejtorin e pyjores Artur Baku.

Në listën e LSI i shpallur në kërkim/  U dënua për

Ky i fundit fillimisht u kërkua nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, por nuk u gjet në shtëpi. Prokuroria e shpalli në kërkim atë. Në 23 nëntor të 2015-tës, Baku ndalohet dhe merret në pyetje ku deklaron se nuk është përgjegjësia e tij për të bllokuar drutë, por i ka inspektoriati i policisë pyjore. Pas kësaj, gjykata jep masën e sigurisë, arrest shtëpie për Artur Bakun.

Kandidati i listës së LSI megjithatë e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit këtë episode duke shtuar se ndaj tij është pezulluar edhe çështja penale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore