Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ëndrrat e Klarisës dhe Danielës u prenë në mes, u kthyen në ëngjëj

Ëndrrat e Klarisës dhe Danielës u prenë në mes, u

Arben Gjoka sot është njeriu më i trishtuar kjo prej faktit se, ai është i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e 4 korrikut ku shpëtoi pa plagë në trup. 

Nga kjo tragjedi mbetën të plagosura bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët. Por Daniela nuk i përballoi dot plagët dhe u largua nga kjo botë. Trishtimi iu shtua pak orë më pas. As Klarisa nuk përballoi as plagët dhe as largimin e motrës së saj më të madhe.

Një lajm që padyshim ka tronditur zemrën e Arbenit si kryefamiljari i vetëm i cili po e përballon me dhimbje të madhe këtë tragjedi.  Arbeni ka publikuar një foto të vajzave, duke e shoqëruar me një fjongo të zezë... një foto që të këput zemrën.

Pesë ditë më parë shpresuam për Danielën e cila ishte djegur me një përqindje të lartë trupore. Ajo që ishte më e dhimbshme ishte Daniela do martohej në muajin gusht, mirëpo ëndrra e saj nuk u bë dot realitet. Daniela nuk u vesh me fustani e bardhë të ëndrrave dhe të martohej me djalin që kishte dashuruar pasi një aksident i kushtoi asaj jetën dhe i shoi ëndrrat.

Tashmë na duhet të shkruajmë për Klarisën motrën e Danielës vetëm 14 vjece nuk mundi t'i rezistojë plagëve të trupit. Nuk duroi dot më të përballej, u dorëzua dhe shkoi pranë motrës së saj Danielës. Një dhimbje e madhe lotë që nuk do të shpëtojnë dot kurrë, Klarisa nuk mundi të mbarojë shkollën dhe të plotësonte ëndrrat e saj.

Disa bombula të mallkuar i vranë ato,  i larguan nga familja dhe nga rrethi i tyre shoqëror duke lënë një boshllëk të madh në shoqëri dhe në familjen e tyre. Një dhimje e cila nuk do të zëvendësohet dot kurrë, Arbenit sot duhet ti japim kurajo të bëhet i forte për Alketën  bashkëshorten dhe për Enrikon djalin tij.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Daniela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç. Një pakujdesi çoi në një aksident fatal në humbje jete dhe familje në gjendje të rëndë.

Të gjithë ne duhet të bëjmë kujdes që ngjarje të tilla të mos përsëriten më por të jetojmë dhe të gëzojmë të lumtur./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore