
Ndragheta ndihmoi në arratisjen e Edison Pulës nga burgu italian? Misteri i sharrës brenda qelisë
Një plan i përgatitur me kujdes, ndoshta prej muajsh, çoi, të enjten në agim, në arratisjen e Edison Pulës, 27-vjeçarit shqiptar, nga burgu i Trevisos në Itali, pasi ishte arrestuar në shkurt nga skuadra e Trevisos për një sërë vjedhjesh të bëra mes zonës së Marcës dhe zonës së Bellunos.
27-vjeçari shqiptar arriti të arratisej në mënyrë të guximshme nga burgu i Santa Bona, duke sharruar me sharrë hekurat e qelisë, dhe duke u ulur me një çarçaf.
Vetëm një oficer policie ishte i pranishëm në vendngjarje dhe arriti të ndalojë vetëm bashkëpunëtorin e tij.
Sipas hetuesve, 27-vjeçari pas hedhjes nga ndërtesa e burgut pritej nga një bashkëpunëtor i cili do ta kishte lehtësuar arratisjen e tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë Penitenciare hedh hipotezën e përfshirjes së Ndranghetës në arratisjen e të riut shqiptar.
Ndërsa, drejtori i burgut, Alberto Quagliotto, dëshiron të shohë qartë situatën dhe për këtë arsye ka nisur një hetim të brendshëm për të sqaruar disa aspekte të historisë që duken të mbuluara me mister.
Si mundi Pula të merrte sharrën me të cilën sharroi hekurat? Me shumë mundësi jo nëpërmjet të afërmve, as nuk do të ishte marrë nga ndonjë laborator. Ndoshta ai ka patur ndonjë bashkëpunëtor që e ka ndihmuar. A ishte në gjendje krimineli të mbështetej në një rrjet brenda burgut? Ndoshta po shkruajnë mediat italiane. Ka dyshime të forta se 27-vjeçari, tashmë i kërkuar nga të gjitha forcat policore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka përdorur një ose më shumë bashkëpunëtorë që do ta kishin shoqëruar me makinë larg Trevisos dhe ndoshta nga Italia.
Nga ana tjetër, Quagliotto ka nisur një apel për administratën e burgut që të mund të ketë përforcime në staf(stafi është 18% më i ulët se sa duhet), pikërisht për të parandaluar ngjarje të tjera të ngjashme.


Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




