Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ndalohen udhëtimet jothelbësore në BE, Shqipëria hiqet nga lista e sigurt

Ndalohen udhëtimet jothelbësore në BE, Shqipëria hiqet nga

Këshilli Evropian zyrtarizoi rekomandimin për futjen e Shqipërisë në listën e vendeve jo të sigurta për shkak të pandemisë, ku prej ditësh tashmë në vendin tonë numri i rasteve të reja ka kërcyer në mesatarisht 800 të tilla në 24 orë.

Në njoftimin e KE thuhet se Shqipëria e Serbia nga vendet e rajonit dhe Armenia, Azerbajxhani, Brunei dhe Japonia duhet të hiqen nga lista e vendeve të sigurta dhe 27 vendeve anëtare të unionit u rekomandohet që të bllokojnë të gjitha lëvizjet jothelbësore me këto vende.

Vendeve anëtare u lihet në dorë që të heqin këto kufizime të përkohshme për udhëtimet jothelbësore për udhëtarët e vaksinuar plotësisht.

Shqipëria ishte në listën e sigurtë të BE prej mesit të muajit qershor, ku sipas atij vendimi mundësohej lëvizja pa pengesa edhe për personat që nuk lëviznin për arsye thelbësore.

Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit Evropian, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet dhe përditësohet çdo dy javë.

Ndërkohë, vetëm Uruguai u ngjit nga lista e vendeve të pasigurta në listën e sigurtë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore