Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ndaj nesh u bë presion / Vettingu për Elibaseta Imerajn, 3 anëtarët letër kreut të KPK: U sulmuan dhe fyem nga vëzhguesi ndërkombëtar

Ndaj nesh u bë presion / Vettingu për Elibaseta Imerajn, 3

Tre gjyqtarët e KPK-së që dhanë vendimin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit pro kryeprokurores Elisabeta Imerajn në procesin e Vettingut kanë pohuar se kanë qenë nën presionin e vëzhguesit ndërkombëtar që ka ndjekur procesin, për të dhënë një vendim të kundërt.

Me anë të një letre, në formën e notës verbale drejtuar kryetarit të KPK-së ata shprehen se janë ndjerë të ofenduar nga sulmet e bëra nga vëzhguesi ndërkombëtar, i cili ka ushtruar presion të vazhdueshëm.

“Trupi gjykues i subjektit Elizabeta Imeraj është shortuar me 17 Shtator 2018. Seanca dëgjimore për këtë subjekt u zhvillua me datën 24.3.2021 ndërsa deliberation u mbyll me datën 25.3.2021. Në lidhje me organzimin deliberation ne si trupë vëmë në dukje faktin që gjatë gjithë procedurësn në fjalë jemi ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja jo profesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar”, thuhet në notën verbale të siguruar nga “Gazeta Shqip”.

Më tej, theksohet se në punën e tyre për këtë çështje ato janë ndjerë nën presion nga vëzhguesi ndërkombëtar, e kjo ka qenë në mënyrë të përsëritur.

“Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe me presionin e ushtruar në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura. Shprehim besimin e plotë që raste të tilla që dëmtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM të mos përsëritet më”, thuhet më tej në notën verbale të firmosur nga Olsi Komiçi, Roland Ilia, Suela Zhegu.

Edhe pse nuk flitet me emër konkret, tre anëtarët e trupit gjykues e kanë fjalën Theo Jacobs,  cili ka ndjekur nga afër procesin e vettingut të kryeprokurores së Tiranës, Elisabete Imeraj. Ai madje i ka kërkuar Komisionerit Publik që ta ankimojë në KPA vendimin e dhënë pro kryeprokurores së Tiranës.

Ndaj nesh u bë presion / Vettingu për Elibaseta Imerajn, 3

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore