Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

“Narkotrafikantët shqiptarë lëviznin me duar në xhepa”, Artan Hoxha: Shanset 0 për ekstradim nga Dubai

“Narkotrafikantët shqiptarë lëviznin me duar në

I ftuar në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, Artan Hoxha foli në lidhje me trafkimin e lëndëvë narkotike, ku Shqipëria dhe trafikantët shqiptarë, tashmë shihen se kanë ndërtuar organizatat ndër më të mirëorganizuarat.

Në lidhje me trafikimin e drograve të forta, Hoxha u shpreh se kurrë nuk e kishte menduar se shqiptarët do të kishin një organizatë kaq të mirëorganizuar.

“Mendoja gjithmonë  se hiperbolizohej, nga DIA amerikane apo nga të huajt për organizatat shqiptare.

Trafikantët shqiptarë janë sot të paekstradueshëm. Asnjë qytetar shqiptar nuk e kemi ekstraduar, kemi dështuar në të gjitha kërkesat për ekstradim. Shqipëria i ka shanset zero të ekstradojë nga Dubai.

Shqiptarët lëviznin qetësisht në rrugë në Ekuador, ku pak metra mund të kishin edhe kundërshtarët e tyre, kanë tërhequr edhe familjet, por lëviznin me duar në xhepa. Ata janë narkotrafikanë, biznesmenë të paligjshëm.

Kishin krijuar biznese të mëdha dhe kishin bërë investime të majme”, tregoi Hoxha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore