
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Disa ditë më parë bëri bujë largimi i ish-ministri të Drejtësisë, Nasip Naço nga LSI-ja te Partia Socialiste. Zyrtarët e LSI-së nxituan ta kamuflonin këtë largim tronditës, duke deklaruar se është koha e të rinjve në LSI dhe se Naço ishte shoku i pestë i ministrit Klosi dhe duke hedhur poshtë objektin e socialistëve se në Berat, PS-ja do të fitonte mandatin e pestë.
Kjo ishte ajo çfarë u shfaq në publik nga LSI-ja, por nën rrogoz, kjo parti po punonte t’i kundërpërgjigjej PS-së me të njëjtën monedhë, duke tentuar “rrëmbimin” e mbështetësve të saj për t’i kaluar në partinë e tyre.
Sakaq largimi i Naços ngriti dhe tezat se mund të pasohej dhe me ikje të figurave të tjera me peshë në LSI, duke krijuar rrjedhje të madhe dhe në strukturat partiake. E natyrshëm vëmendja ishte përqendruar te Edmond Haxhinasto, ish-ministër dhe deputet i kësaj force politike. Shkaku i këtij alarmi janë lidhjet familjare mes Naços dhe Haxhinastos, pasi janë krushq mes tyre, djali dhe vajza janë të martuar.
Ditën e sotme, LSI-ja i ka dhënë fund këtyre aludimeve dhe frikërave pasi në krah të kryetares Monika Kryemadhi u shfaq ish-deputeti Edmond Haxhinasto. Ky ishte një sinjal që ish-ministri nuk do të ndjekë krushkun e tij Naço për t’iu bashkuar PS-së.
“Është një kënaqësi t’ju takoj, pasi e di që jeni një organizatë shumë aktive dhe e zjarrtë. Absolutisht kështu është që problemet që duhet të zgjidhim janë të jashtëzakonshme. Sfidat që ka Shqipëria sot janë të jashtëzakonshme, ndoshta si asnjëherë tjetër. Kam parasysh veçanërisht shpopullimin e vendit, largimin e rinisë dhe kur largohet rinia, largohet e ardhmja e një vendi, kështu që një nga objektivat kryesore të gjithë programit tonë dhe gjithë veprimtarisë së LSI-së është pikërisht që të merret me këtë problem, me problemin e shpopullimit të vendit”, tha Haxhinasto në takimin e zhvilluar sot me banorët e njësisë numër 4 të Tiranës.
Prej ditësh janë përfolur largime nga radhët e LSI-së, janë përmendur emrat e Vangjel Tavos apo të Agron Çelës për t’iu bashkuar PS-së. Por dy ish-deputetët e LSI-së i kanë mohuar publikisht se do të tradhtonin partinë që aktualisht drejtohet nga Monika Kryemadhi.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?
Historia e plotë >



Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici
Historia e plotë >
Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti Covid?
Historia e plotë >
Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të rënda, qytetet ku ka shpërthyer Covid

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >