Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Myslim Pashaj i përgjigjet Berishës: Mirë detin, por shite dhe brigjet, bashkë do të përballemi në gjyq

Myslim Pashaj i përgjigjet Berishës: Mirë detin, por shite dhe

Nuk mund të reagonte menjëherë, pasi ishte jo mirë me shëndet. Berishën nuk e kishte dëgjuar, por më pas e lexoi dhe konsultoi në internet, koloneli që mori përsipër në vitin 2009 të kontestojë marrëveshjen e Detit me Greqinë, reagon për Shqip, i irrituar nga sulmi i ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit i përgjigjet dhëmb për dhëmb. Madje në çdo pyetje tonën, kolonel Pashaj do të tregojë se nuk është ai sharlatani por ai që e akuzoi. Më poshtë intervista dhënë për Gazeta "Shqip".

Kolonel, uroj të jeni mirë, si e përjetuar qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha që ju risulmoi pas 11 vjetësh?

Njëmbëdhjetë vjet më parë, si ky shtator, Sali Berisha kalonte truprojen e nderit me një krenari triumfuese përulëse në krahë të Kryeministrit të Greqisë, me rastin e Paktit Detar të arrirë midis të dy shteteve. Shteti fqinjë arrinte të vinte dhe të zgjerohej në Detin Territorial të Kanalit të Korfuzit, dhe Ngushticës  së Otrantos, kurse Shqipërisë i pushtohej deti, në Kanalin e Korfuzit, dhe Greqia realizonte objektivat e saj strategjikë.

“Hartën e pushtimit të Detit  e kishin bërë vet shqiptarët, në një Marrëveshje po kaq të pashembullt në shpërfillje të interesave shqiptare. Ky ishte një rast i jashtëzakonshëm, sigurisht, që ne nuk do t’ia donim t’i ndodhte Kryeministrit tonë!

Njëmbëdhjetë vjetë më parë, si ky shtator, ju ndiqnit ballafaqimin në studio të Blendi Fevziut, se si zihej Shqipëria me veten e saj, kur dy ushtarakë të lartë gati vriteshin njëri me tjetrin, për të vërtetën e ndarjes së Detit.  Sërish e njëjta studio dhe po i njëjti Fevzi që pyet për Marrëveshjen e Delimitimit dhe Berisha akoma në transhenë e tij sulmon oponencën teknikoligjore ndaj atij Pakti të rrëzuar. Në përsëritje  të vetvetes, me po të njëjtat argumente, si njëmbëdhjetë vjetë më parë, kërkon që ta ngrejë nga varri Marrëveshjen e përmbysuar,si rrallë mund ta bëjë ndonjë Kryeministër në botë.

Ata që e kanë ndjekur deklaratën tuaj dhe kanë mundësi të lexojnë këtë reagim le të mundohen të qasen me çështjen sipas gjykimit të tyre. “Ai (është fjala për Kolonel Pashaj) ka spostuar linjën bazë të koordinatave , 90 km në territorin e Shqipërisë dhe ka ndryshuar territorin shqiptar, para Gjykatës (është fjala për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë) nga 38 në 22 km…”

Myslim Pashaj i përgjigjet Berishës: Mirë detin, por shite dhe

Kolonel, ju lutem se e shikoj se jeni shumë i prekur nga qëndrimi i zotit Berisha, a mund të flasim më shumë për objektin?

Tani le të përpiqemi që ta përkthejmë. “Termi, linjat bazë të koordinatave, nuk ka lidhje fare me termat e hartës së delimitimit në fjalë. Spostimi në 90 km në territorin shëiptar duhet shpjeguar dhe kuptuar sipas sistemit koordinativ që ai e ka në mendjen e tij. Kohëhapësira është qëllimisht e ç’orientuar nga ju si një manipulim i pastër.Tani le të na ndjekin lexuesit.

Nga pika treshe, të të tre shteteve, Itali, Greqi, Shqipëri, rrezja prej 90 km do të na nxirrte deri në Levan të Fierit!  Nëse rrezja e rrethit prej 90 km do ta drejtonim për kah jugu, kapërcehet Korfuzi dhe dalim ne gjirin e Kërkyrës.  Për cilin spostim është falsifikuar kur dilet jashtë hapësirës ku shtrihet harta e ndarjes detare?  Ku është harta e falsifikatorit të përfytyruar nga ju, e radhitur brenda dokumenteve të Gjykatës Kushtetuese?

Po pra, se zoti Berisha thekson se ekspertiza e Kushtetutës ka marrë për bazë studimin tuaj që nuk është në rregull, thotë ai?

Kjo sipas Berishës është deklaruar në Gjykatën Kushtetuese. Aty qenka ndryshuar territori shqiptar, në një shifër tjetër nga 38 km në 22 km!. Nuk dihet se ç’presupozojnë këto largësi!?  Për cilën hapësirë bëhet fjalë!? Asnjë falsifikim nuk mund të bëhet dot në një Dokument zyrtar shtetëror si Marrëveshja e Delimitimit e cila ka vetëm një listë koordinatash dhe një hartë dixhitale të firmosur nga grupi negociator.

Si mund të ndërhysh e të vesh të dhëna të ndryshuara! Kush mund ta japë këtë tagër!? Ky është një qëndrim trillues, i qëllimshëm dhe manipulues ku Berisha është munduar të mbështetet, për të hedhur poshtë çdo qasje shkencore, teknike dhe ligjore që ka zotëruar Gjykata Kushtetuese me thellimin, analizën, dhe ekspertizën më të përgjegjshme të saj.

Në gjykimin kushtetues, nuk është lejuar asnjë ndërhyrje, nga oponenca, veçse diskutime e rrahje mendimesh të kundërta për të arrirë në rezultatin e duhur. Gjithçka tjetër që thuhet është trillim dhe shpifje e paskrupullt. Dhe ju i vësuleni një koloneli shqiptar, në përfytyrimin se ai “ka falsifikuar një hartë, ka zëvendësuar kilometra…etj” dhe nuk mund t’i dëshmosh asnjë grimë dot se ku mund të jenë futur ato sipërfaqe dhe gjatësi dhe në cilin dokument ndodhen.

E shoh se qenkeni tejet irrituar kolonel?

Për gjithçka që e kemi trajtuar më sipër do të ballafaqohem në Gjykatë, sa më shpejt të jetë e mundur. Atëherë do e shohim se kush është sharlatani, kush është trilluesi dhe gënjeshtari? Ishte  data 27.04.2009  a nuk iu kujtohet  njëmbëdhjetë vjetë më parë kur dhatë intervistë në: “Zëri Amerikës” më quajte “sharlatan, kryesharlatan!” Kjo, sigurisht është një sharje dhe fyerje e rëndë. Edhe pse jemi pjesë e së njëjtës bashkësi, një det i tërë na ndan!

Ti shëmbëllim i energjisë diabolike që s’të shterr. Unë ndodhem në transhenë time të hershme, gjithnjë roje në hartografinë e kufijve historikë. U vërtetua se ishte bërë një pakt pa tejdukshmëri, pa plotfuqi, pa studim shumëpërmasor, pa profesionalizëm; pa njohje cilësore të Ligjit të Detit, gjer sa ishte pranuar “Metoda e Baraslargësisë” dhe ish shmangur “ Equitable Solution” për kushtet gjeograike të ndryshme, të ishujve dhe cekinave shkëmbore në vijën bregore të Korfuzit.

Regjisori  komediani dhe Sharlatani jeni ju! Sapo i gjetëm asaj stine, hartën e shtetit fqinj, ku ishte shtrirë deti ynë i prerë, dhe ju morët kompasin nga duart e Komandës së Forcave Detare dhe fillluat të matni e të shpjegoni humbjen. Dhe a e di se ky ekip nuk ka pranuar të bëjë Testin e Përpjestueshmërisë: sa sipërfaëe detare ka marrë secili vend në përkim me gjatësitë e vijave bregore të Dheut Kontinental të Shëipërisë dhe gjatësisë së vijës bregore ishullore të Arkipelagut të Korfuzit.

Myslim Pashaj i përgjigjet Berishës: Mirë detin, por shite dhe

Shqipëria ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 10,2 km2 det. Greqia ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 17,9 km2..  Kjo ishte padrejtësia më e madhe!, Që shqiptarët e vetfirmosnin. Atëherë, kush është pra sharlatani!?

Mediat shqiptare po flasin sot kolonel shumë për marrëveshjen e Detit si e shikoni këtë debat?

Mediumet shqiptare kanë bërë veprën më të lartë në përgatitjen e opinionit dhe qartësimin e tij. Ndjeshmëria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte numra politikë të varur prej teje. Mirëpo, ajo nuk të pyeti ju dhe votoi 9 me 0 dhe e hodhi poshtë.

Në Gjykatën Kushtetuese pamë memecllëkun dhe lidhjen politike të ekipit Berisha që s’përmendi kurrë se ç’kish ndodhur me Barketën, me Gjirin e Sarandës, se si iu ishte dhënë det territorial: shkëmborit Serpa, ishujve Tignosso (Peristeri),  Erikussa,  Othonoi, kundruall vijës zotëruese të Dheut Kontinental të Shëipërisë. Dhe aty u ndje deklarata e padëgjuar më parë: “Greqia ka marrë det më shumë, sepse ka edhe flotë detare më të madhe!”. Atëherë kush është kryesharlatani?

Sot e kësaj dite ju (Berisha) ulërini dhe shkrofëtini si nga tribuja duke iu kanosur Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila kishte ekspertizën më të lartë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare dhe të studiuesve të shumtë, çka e gjeti përkimin e saj në një vendim me cilësi profesionale shembullore.

Myslim Pashaj i përgjigjet Berishës: Mirë detin, por shite dhe

Akoma këlthasin e pyesin: “Ku janë 354 km2 ?”. Ne kemi qenë të hapur, të drejtëpërdrejtë në argumente, në shkrimet dhe librin tim të publikuar “ Deti që nuk falet. Të fshehtat e paktit Detar Greqi – Shqipëri” qysh pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me mbi 150 artikuj të publikuar në mediume të ndryshme. Ja kjo është vepra ime për qytetarët shqiptarë. Atëherë kush është kryesharlatani!?

Po e kontestoni fuqishëm ish-kryeministrin dhe ndoshta jeni prekur, por ju lutem cilat janë kundërargumentet tuaj në këtë polemikë?

I them z. Berisha: Ju mashtroni dhe gënjeni  se kompania e huaj ligjore  “Dewey & LeBoeuf LLP”, paska vënë në dukje për marrëveshjen se ka qenë “proper agreement” çka nuk është e vërtetë. Kurse ajo është shprehur që “Nuk mund të ketë Marrëveshje më të keqe se sa kjo, ku Shqipëria ka humbur!”.

 Shkoni në arkivin e Ministrisë së Jashtme dhe do ta gjeni! Kush është pra, Kryesharlatani? Ç’mund të thoni për bisedimet, apo qëndrimet sot pas 11 vitesh për një marrëveshje të re të detit mes Shqipërisë dhe Greqisë?

E sot unë dua sërish t’i them zotit Berisha: Tani që po përgatiten për të rinegociuar ju po i kapërceni përfytyrimet. Akuzon se po shitet Deti…se po bëhen pazare…ju ulërini se do të shtriheni në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive ku ka naftë…dhe aty veç mbi trupin tënd do të kalojnë…shtrihesh në atë pjesë të cilën e ke dhënë në marrëveshjen tënde…!!!

Dhe flet pastaj për “3 milje, 6 milje , 12 milje…flet për Italinë e Greqinë”  dhe vetëm gënjen, e mashtron opinionin shqiptar me të pavërteta marramendëse. Ndërkaq deklaron pas njëmbëdhjetë viteve se Marrëveshja e parë është më e mira e mundshme kur është vërtetuar se “pushtimi i Detit” është bërë nga përdorimi i skajshëm i metodës së baraslargësisë dhe vijës së mesme, duke lënë mënjanë parimin e “ Equitable Solution” që rekomandohet në Konventën e Monego Bay në vitin e largët 1982. Atëherë kush është sharlatani?

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore