
Musaen Zeneli u vra me 30 lekë në xhep/ Ngjarja që TRONDITI vendin gjatë vitit 2021
Mbyllja e vitit 2021 për botën e medias ka qenë një vit i trishtë nga pandemia deri te vrasjet mafioze dhe krimet në familje. Por krimi që nuk do hiqet kurrë nga mendja e çdo qytetari shqiptarë është vrasja e Musaen Zenelit.
Kamarieri me 30 lekë në xhep i cili humbi jetë pas një "lufte trimash" për territor dhe zhezllone, u vra pasi plumbat kapën zemrën e Musaenit.
Një ngjarje e cila na bëri ne të gjithë të ulim kokën dhe të mendohemi shumë për veprimet që bëjmë. Se si një djalë i cili pas festës së maturës. u largua të shkojë në punë por fatkeqësisht u kthye në ditën e fundit të jetës.
Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, vinte nga një familje e varfër. I riu e kishte humbur të atin para disa vitesh dhe kishte mbetur vetëm me të ëmën e të vëllanë, Erdisin.
Musaen Zeneli jetonte në Bahçallak dhe këtë verë kishte vendosur të punonte për të ndihmuar familjen e tij. Edhe pse i sëmurë, Musaen Zeneli gjeti punë si kamarier në hotelin Gocaj, pronarëve të të cilit u kishte treguar se kishte edhe aftësi për të gatuar.
Por, një natë më parë, 20-vjeçari teksa sapo kishte mbyllur ditën e tij të parë të punës, u hapi derën mysafirëve të paftuar në hotelin Gocaj dhe familja Ferracaku hyri brenda me armë.
Më shumë se dhjetë burra nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin duke bërë ‘kasaphanë’ në oborrin e hotelit dhe një prej plumbave ra në zemrën e Zenelit, e cila pushoi brenda pak sekondave.
Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë të vjetra, ndërsa nëna e tij tashmë nuk ka mundësi që të përballojë as shpenzimet e funeralit të djalit të saj që shënoi humbjen e dytë në familje. Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme, e masakrës së Velipojës./Gazeta Shqip









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




