Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Moska paralajmëron Vuçiç e BE: Nuk ka forcë që detyron serbët të njohin Kosovën

Moska paralajmëron Vuçiç e BE: Nuk ka forcë që

Dy ditë pas deklaratës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se “na presin vendime të vështira për Kosovën”, qëndrimit të disa qarqeve perëndimore se “Vuçiç po përgatitet të njohë Kosovën” dhe lajmit se “BE i ka dhënë ultimatum Serbisë që ta mbyllë marrëveshjen me Kosovën deri të enjten”, Moska zyrtare ka dhënë sinjalet e saj të forta, duke e kundërshtuar.

Në portalin e Kremlinit Sputnik(versionin për Ballkanin, pasi ai transmeton në shumë gjuhë) është publikuar një “analizë”, e cila paralajmëron Beogradin se nuk mund të vendosë tak fak mbi njohjen e Kosovës.

Sputnik në komentin e tij thekson se “Prishtina nuk ka zbatuar asnjë pikë nga marrëveshjet me Beogradin, ndërsa Serbia të gjitha”, dhe paralajmëron Vuçiç në terma të forta.

Komentatori Predrag Vasiljeviç, që mbulon Kosovën në Sputnik,  ka rritur dozat e urrejtjes në shkrimin e tij, duke i vënë serbët në rolin e viktimës, çka ata preferojnë ta bëjnë shpesh.

“Shqiptarët e Kosovës nuk mund të respektojnë marrëveshjen aktuale me Shtëpinë e Bardhë për të ndaluar lobimin për njohjen, ndërsa Beogradi vazhdimisht ka zbatuar fjalën e dhënë se do të ndalojë të lobojë për tërheqjen e njohjes.

Për të mos përmendur që serbët në enklavat e Kosovës jetojnë në rezervatin e vetëm në Evropën moderne. Se varrezat e tyre u vandalizuan, dhe se çdo përpjekje për t'u kthyer në vendlindje është përshëndetur me mesazhe ‘të mirëseardhura’ që njoftojnë krimin.

Për të mos përmendur që shqiptarët janë të gatshëm të heqin historinë, të burgosin Nemanjiçin, të përdhosnin faltoret dhe asfaltojnë Deçanin”, shkruan Sputnik, cili përmend edhe postimin e Dua Lipës, duke e konsideruar si një strategji propagande.

“Le të mos i shikojmë këngëtarët shqiptarë që ngarkojnë në rrjetë një hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe pretendojnë se ajvari(një salcë specash) është specialitet i tyre.

Ne nuk duhet të reagojmë as për këtë, sepse është e shkëlqyeshme për ‘kauzën serbe’ që një mjegullnajë e tillë pop të promovojë politikën rivale”, thekson portali i Kremlinit, i cili më pas jep edhe esencën e paralajmërimit të Moskës për Beogradin, nëpërmjet natyrisht organit më të rëndësishëm propagandistik të saj.

Moska paralajmëron Vuçiç e BE: Nuk ka forcë që

“Serbët dhe shqiptarët e Kosovës kanë një keqkuptim të thellë, të bazuar, ekzistencial, historik, antropologjik, civilizues, politik.

Ky keqkuptim nuk mund të kapërcehet dhe zgjidhet me shekuj, e lëre më ‘deri të enjten’”, thekson Sputnik, i cili nuk druhet as të kërcënojë edhe NATO-n.

“Nuk ka asnjë forcë, ushtarake, politike, rajonale, globale, e cila mund të detyrojë një lider dhe popull serb të bien dakord të heqin dorë nga Kosova dhe Metohija, në mënyrë që të marrin një premtim se një ditë do të hyjnë në BE.

Prandaj, nëse ekziston ai ultimatum nga Brukseli, nëse ai është shkruar tashmë dhe është në pritje të një momenti të përshtatshëm që të nxirret nga një sirtar dhe t'i dorëzohet Beogradit, është mirë të dihet se letra është një foshjë e vdekur pa lindur akoma”, thekson zëri zyrtar i Moskës i formësuar si “media analitike”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore