
Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Tiranës, historia e dëbimeve të diplomatëve rus e iranianë
Moska ka bërë të ditur se do të hakmerret ndaj veprimit ë e ka quajtur “ekstrem” të qeverisë shqiptare për të dëbuar diplomatin rus, Alexei Krivoshëv.
Numri dy i qeverisë ruse, Alexander Grushko e ka konsideruar një provokim të hapur. Dje qeveria shqiptare shpalli një diplomat rus person “non grata”, duke e nxitur atë të largohej nga vendi brenda 72 orëve për pretendimin e shkeljes së masave të lidhura me koronavirusin.
"Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Grushko për portalin e Kremlinit, Sputnik.
Tre vite më parë, më 26 mars të vitit 2018 Tirana zyrtare dëboi edhe 2 diplomatë të tjerë rusë. Shqipëria u rreshtua në krah të vendeve që kanë dëbuar diplomatët rusë është edhe Shqipëria e cila vendosi të shpallë ‘non grata’ Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës ruse. Vendimi i erdhi si rezultat i kundërpërgjigjes ‘on bllok’ të vendeve të BE dhe SHBA për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury në Britani të Madhe.
Përveç dy diplomatëve rusë, qeveria shqiptare ka shpallur “non grata” 2 vite më parë edhe ambasadorin e Iranit në Shqipëri, Gholam Hossein Moham Madnia, si dhe atasheun që mbulonte kulturën. Kjo kishte të bënte me ndërhyrjen e diplomatëve iranianë në çështjet e 3500 muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, ku dyshohen se ishin përfshirë në akte të mundshme terroriste.
Në lidhje me dëbimin e djeshëm, ambasada ruse në Tiranë i tha Sputnik se akuzat ndaj diplomatit rus ishin të pabazuara.
“Ne theksojmë se përmendja e emrit të zyrtarit tonë në njoftimin për shtyp është një shkelje e rëndë e praktikës diplomatike ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë është informuar për këtë”, tha ambasada./ GazetaShqip



Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?
Historia e plotë >



Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici
Historia e plotë >
Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti Covid?
Historia e plotë >
Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të rënda, qytetet ku ka shpërthyer Covid

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >