Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Moska sulmon Edi Ramën: Heqja e kufijve me Kosovën, rrezikon paqen në Ballkan

Moska sulmon Edi Ramën: Heqja e kufijve me Kosovën, rrezikon paqen

Nga Moska ka ardhur një deklaratë e fortë kundër qeverisë së Edi Ramës. Ka qenë portali qeveritar rus Sputnik, i cili sapo ka publikuar një deklaratë zyrtare të ministrisë së Jashtme të Rusisë, e cila akuzon Tiranën zyrtare dhye Prishtinën se po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”.

Dikasteri i drejtuar nga Sergej Lavrov, thekson se edhe pse “në forma të maskuara, Tirana dhe Prishtina vazhdojnë të ushqejnë vijën e Shqipërisë së Madhe, duke paraqitur një “kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.

"Teza rreth domosdoshmërisë së heqjes së kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos shkaktojë shqetësim. Ne do të dëshironim t'ju kujtojmë se Kosova (dhe kjo është konfirmuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) është një pjesë integrale e Serbisë dhe një interpretim i lirë i parimit të integritetit territorial, kur bëhet fjalë për një vend sovran nuk mund të kuptohet ndryshe, vetëm si ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme ", thuhet në deklaratë, e cila është edhe e botuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Ruse.

Në këtë komunikatë, theksohet ndër të tjera se  “njoftimi i qëllimeve të tilla dëmton procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke anuluar përpjekjet që synojnë kërkimin e një zgjidhjeje të ndërsjellë të pranueshme për problemin brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”.

Në të njëjtën mënyrë, Moska vlerësoi marrëveshjet e arritura në atë takim, të cilat parashikojnë "bashkimin" e Shqipërisë dhe Kosovës në fusha të shumta ekonomike.

"Ekziston një përshtypje e qartë se Prishtina dhe Tirana, pavarësisht nga natyra e dyshimtë e rrezikshme e afrimit të tyre, vazhdojnë të shtyjnë vijën e Shqipërisë së Madhe pa marrë parasysh se çfarë maskojnë planet e tyre. Veprime të tilla paraqesin një rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan",  thekson deklarata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Moska pret një reagim të qartë nga bashkësia ndërkombëtare, kryesisht nga Bashkimi Evropian, i cili ka një mision të ndërmjetësojë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore