Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente në favor të biznesmenit Arben Reli

"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente

Biznesmenë, noterë, avokatë dhe zyrtarë shtetërorë! Të gjithë të përfshirë në tjetërsimin e resortit "Morava", në Korçë. Organizatori, Arben Reli, ka "përdorur" rëndom noteren Margena Çela, duke falsifikuar në mënyrë mediokre një deklaratë noteriale. Dhe, këtë deklaratë noteriale, e ka "përdorur" kudo për të përfituar mijëra metra katrorë ndërtim në një nga zonat më të bukura të qytetit Juglindor.

Gazeta Atdheu ka siguruar dosjen me numër 5077 nga Prokuroria e Tiranës për noteren Margena Çela, e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh. Një akuzë e cila parashikon deri në 7 vite burg. Por, pavarësisht kësaj akuze, zonja Çela vijon e qetë detyrën. Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma Kombëtare e Noterëve kanë "mbyllur sytë" para këtij skandali, duke mos marrë asnjë masë, megjithëse është nën hetim për një vepër të rëndë penale.

Roli i Margena Çelës në dosjen 5077

Në muajon korrik të vitit 2020, Prokuroria e Tiranës regjistroi një procedim penal për disa persona, me në krye biznesmenin Arben Reli. Bashkëpunëtorja më e afërt e tij, sipas dokumenteve zyrtare, është noterja Margena Çela. Në muajon tetor 2020, Prokuroria e Tiranës, ka bërë edhe ndryshimin e cilësimit juridik për këta të akuzuar, ku në "rol" kryesor ka qenë pikërisht noterja. Sipas këtij dokumenti, prokurori shkruan se "Arben Reli ka përfituar nga një deklaratë noteriale, me numër 2639, të datës 03.08.2011 e përpiluar nga notere Margena Çela". Po le ti analizojmë me radhë shkeljet e konstatuara nga prokuroria për këtë notere!

"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente

"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente

Së pari,"nënshkrimi në këtë deklaratë nuk është i z.S.F. Së dyti, pasaporta që është bashkëngjitur kësaj deklarate, ka qenë jashtë qarkullimi. Pra, dy shkelje tepër të rënda, që janë faktuar nga prokuroria. Në dokumentet e prokurorisë shkruhet se është sekuestruar regjistri dhe kjo deklaratë origjinale.

Dhe, për çudi rezulton se "kërkues të këtij shërbimi është shtetasi Arben Reli, dhe jo S.B, i cili në fakt duhej të ishte kërkuesi, pasi ai është i vetmi nënshkrues i deklaratës". Prokuroria ka sekuestruar edhe kopjet e kësaj deklarate në Kadastër dhe në Bashkinë Korçë, të cilat në të dyja rastet kanë qenë fotokopje dhe jo origjinale. Këto akte janë dërguar për kryerjen e ekspertimit tekniko – grafik. Ekspertët kriminalistë, Vjolxhin Kuka dhe Durim Çako, kanë dalë në konkluzionin se "deklarata është e falsifikuar". "Shkrimi emër mbiemër S.B dhe nënshkrimi poshtë tij, të përpiluar pranë notere Margena Çela, nuk është shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi S.B. D" shkruajnë ekspertët.

"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente

"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente

Asnjë masë nga ministria dhe Dhoma e Noterisë

Prokuroria ka analizuar në detaje të gjitha veprimet e noteres Çela, biznesmenit Reli dhe zyrtarëve shtetërorë. Në datën 22 tetor 2020, në orën 11.45 është marrë në pyetje vetë noterja Margena Çela. "Këtë deklaratë ma ka sjellë në zyrë shtetasi Arben Reli dhe ajo ishte e gatshme" ka thënë noterja. Pra, e ka pranuar me gojën e saj që ia ka sjellë z.Reli. Më tej, pohon se në zyrë i ka shkuar Reli dhe z.S.B., "dhe sa më kujtohet deklarata ishte e punuar nga Arbeni!".

Po si ka mundësi që një deklaratë e gatshme ti shkojë në zyrë noteres?! Fakti tjetër që ka dhënë deklarime noterja ishte pasaporta e z.S.B., por ajo ngatërrohet dhe thotë se S.B. ka qenë në zyrën e saj. Sipas një dokumenti tjetër të prokurorisë, të datës 20 tetor 2020, u vendos që noterja të hetohej në Tiranë. Zonja Çela po hetohet për falsifikim dokumentesh, akuzë e cila parashikon një dënim deri në 7 vite burg.

"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente

"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente

Por, ajo vijon të jetë ende në detyrë. Për më tepër, zyra e saj, është ngjitur me godinën e Gjykatës së Tiranës. Deri më sot, kur kanë kaluar rreth 6 muaj nga ky skandal, Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma Kombëtare e Noterëve nuk kanë marrë asnjë masë. Mjaftojnë zyrtarët të "trokasin" në organin e akuzës dhe provat janë aty. Deri më sot, asnjë institucion nuk e ka bërë.../GAZETA ATDHEU

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore