Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Morava Resort"/ Kush i pagoi 10 mijë euro ekspertët privatë që të dalin kundër ekspertëve shtetërorë?!

"Morava Resort"/ Kush i pagoi 10 mijë euro ekspertët

Skandali i "Morava Resort" merr përmasa të mëdha, pasi anëtarët e bandës "Reli" kanë përdorur rëndom disa ekspertë privatë për ti dhënë pafajësinë noteres Margena Çela. Kjo e fundit u mor e pandehur për falsifikim dokumentesh, por futja në "lojë" e Sollakut, Metallës dhe Sevdarit e "shpëtoi" nga burgu, pasi rrezikonte plot 7 vite burg. Këta ish-zyrtarë përdorën gjyqtarin e Tiranës, Bedri Qori, që të pushonte akuzën ndaj noteres.

Ky vendim dyshohet se ka kushtuar plot 100 mijë euro, ndërkohë gazeta Shqip ka analizuar të gjithë dosjen hetimore dhe gjyqësore. Nga ana tjetër, burime kofidenciale thanë se një rol kanë pasur edhe disa ekspertë privatë, të cilët janë angazhuar direkt nga Metalla dhe Sollaku që të rrëzonin ekspertë shtetërorë.

Pra, një falsifikim i pastër dokumentesh, pasi si ka mundësi që privatët të rrëzojnë ekspertët shtetërorë, ata të Policisë Shkencore që kanë kaluar edhe filtrat e FBI-së amerikane?!

Por, le ti analizojmë një e nga një të gjitha dokumentet e provat, në përpjekje për të hedhur sadopak dritë mbi këtë mega aferë, ku janë implikuar zyrtatë dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë. Këta emra, të denoncuar më herët nga Shqip, dyshohet se kanë paguar plot 10 mijë euro te disa ekspertë privatë, me qellim që t'i mbushnin mendjen Qorit të Relit.

Këta zyrtarë, dhe persona të tjerë që qendrojnë pas biznesmenit Arben Reli, kanë kontraktuar disa të ashtëquajtur ekspert, me qellim që të rrëzonin ekspertët shtetërorë. "Për të devijuar falsifikimin dhe për të pështjelluar dosjen, janë angazhuar ekspertët Viktor Hajdari, Artan Rexhepi dhe një ekspert tjetër me emrin Ilir. Ata janë të gjithë privatë dhe kanë bërë akte tepër të dyshimta" thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës për gazetën Shqip.

Sipas tyre, ekspertët kanë vepruar në mënyrë tepër të trashë, teksa ka prova se për këto akte paçavure janë paguar plot 10 mijë euro. Por, çfarë do të rrëzojnë këta ekspertë që Arben Reli, apo banda e tij, kanë falsifikuar dokumente? Dosja e Prokurorisë së Tiranës dhe e Korçës është tepër voluminoze dhe "dielli nuk mbulohet me shoshë".

Për kujtesë të Hajdarëve të Relit, apo të anëtarëve të tjerë të bandës, po citojmë disa akte nga dosja e Margena Çelës, ku ekspertët shtetërorë kane shkruar e zeza mbi të bardhë se "Arben Reli ka përfituar nga një deklaratë noteriale, me numër 2639, të datës 03.08.2011 e përpiluar nga notere Margena Çela". Ky dokument është i falsifikuar!

Dhe, këtë konstatim nuk e ka bërë as prokurori, as hetuesi apo as artikullshkruesi, por dy ekspertët kriminalistë shtetërorë, Vjolxhin Kuka dhe Durim Çako. "Nënshkrimi në këtë deklaratë nuk është i z.S.F. Së dyti, pasaporta që është bashkëngjitur kësaj deklarate, ka qenë jashtë qarkullimi". Pra, dy shkelje tepër të rënda, që janë faktuar nga prokuroria.

Në dokumentet e prokurorisë shkruhet se është sekuestruar regjistri dhe kjo deklaratë origjinale. Dhe, për çudi rezulton se "kërkues të këtij shërbimi është shtetasi Arben Reli, dhe jo S.B, i cili në fakt duhej të ishte kërkuesi, pasi ai është i vetmi nënshkrues i deklaratës".

Ekspertët Vjolxhin Kuka dhe Durim Çako, kanë dalë në konkluzionin se "deklarata është e falsifikuar". "Shkrimi emër mbiemër S.B dhe nënshkrimi poshtë tij, të përpiluar pranë notere Margena Çela, nuk është shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi S.B." shkruajnë ekspertët.

Por, për Qorin e Relit ky akt është i pavlerë, pasi ka vendosur pafajësi për Çelën. Megjithatë, Qori është kallëzuar në SPAK, teksa ka dosje të hapur edhe në KPK dhe KLGJ, pasi ende nuk e ka kaluar Vetingun.

Në shkrimet e mëparshme Gazeta Shqip denoncoi veprimet e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, i cili ka "rekrutuar" ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar për t'i rifutur në lojë. Pikërisht ata që ishin larguar me turp nga sistemi po enden në dyert e gjykatave dhe prokurorive kësaj herë si avokatë apo këshilltar ligjor.

Ata janë ish-gjyqtari Ervin Metalla, i cili u fut në gjyqësor i varfër dhe doli milioner. Madje, ka qenë objekt i disa procedimeve dhe fshehjeve të pasurisë. Në krahë të Metallës është ish-prokurorja e shkarkuar Abtoneta Sevdari. Këta persona, pas shkarkimit, janë kthyer në vegla të rrezikshme për të shkatërruar sistemin e drejtësisë, i cili pas Vetingut ka dalë i gjymtuar, por po tenton që ta rimarrë veten.

Ndërkohë, nën akuzë është vënë edhe vetë biznesmeni, Arben Reli, i cili ka mashtruar dhe falsifikuar dokumente për tjetërsimin e "Morava Resort" në Korçë, duke i ndryshuar edhe emrin në "Montrelux".

Biznesmeni Reli po hetohet në disa pista dhe vepra penale, nga korrupsioni e deri te prerja e paligjshme e pyjeve. Madje, për ndërtim pa leje, vepër penale që dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet.

Në Korçë ai po hetohet dosja 664, për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Ndërtim pa leje”, Prerje e paligjshme pyjesh”. Të gjitha ndërtimet janë bërë për arsye përfitimi, akuza të cilat kapin burg mbi 10 vite burg.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore