
"Morava Resort"/ Kush e mori ryshfetin 100 mijë euro?! Noterja Çela në Apel, Qori në SPAK, KPK dhe ILD
Organizata kriminale për tjetërsimin e "Morava Resort" në Korçë, pjesëtarë të së cilës janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë, ka filluar të çmontohet. Dy anëtarët e kësaj "bande" do të përballen me institucionet e reja të drejtësisë.
Anëtari më i ri, Bedri Qori, i cili mori një vendim skandaloz për pushimin e gjyqit ndaj Margena Çelës, është dërguar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai është kallëzuar penalisht në SPAK me akuzën e shpërdorimit të rëndë të detyrës apo edhe me dyshimin e një marrje ryshfeti të majmë. Në këtë mënyrë, duke u përfshirë edhe BKH-ja (FBI-ja shqiptare), do të hetohen ish-zyrtarët e shkarkuar, të cilët po kthehen në grupe kriminale në gjyqësorin shqiptar.
Gazeta Shqip ka mësuar nga burime konfidenciale se për dhënien e vendimit të Qorit, apo për disa akte të tjera, është paguar një shumë prej 100 mijë eurosh. Dhe, me këtë shumë, kjo bandë po tenton që të "fshijë" provat nga organet e prokurorisë apo të gjykatave.
Por, nëse Qori dyshohet se mund të jetë korruptuar, a do të korruptohen tashmë edhe prokurorët e SPAK?
Ata prokurorë që kanë marrë miratimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve të gazetës Shqip, ryshfeti i dhënë vetëm sa i ka hedhur "benzinë zjarrit", pasi me këto falsifikime, nën akuzë mund të vihet edhe Qori i pavetinguar.
Por, kush e korruptoi Qorin apo zyrtarë të tjerë?! Ka dyshime të mëdha se "banda" kryesohet nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili ka futur në "lojë" edhe ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar, Ervin Metallën apo edhe Antoneta Sevdarin.
Dhe, duke gjurmuar pikërisht lidhjet e Bedri Qorit, prokurorët e SPAK fare mirë mund të shkojnë te këto dy emra. Përdorimi i metodave speciale mund të zbulojë lidhjet e këtyre zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve me njëri-tjetrin. Madje, edhe favoret apo ryshfetin prej 100 mijë eurosh.
Por, nëse për një vendim të shkallës së parë, paguhet kjo shumë, po në Apel sa do të përdoren?!
Natyrisht, z.Sollaku e di mirë çmimet e Apelit, pasi zonja e tij ka qenë prej vitesh në këtë gjykatë. Madje, ai ka qenë Kryeprokuror dhe ka pasur dijeni të lëvizjeve të njerëzve të drejtësisë. Por, siç e thamë në krye të herës, afera ka filluar të çmontohet, teksa të parët që do përballen në SPAK është Qori.
Ndërkohë, gazeta Shqip ka mësuar se vendimi skandaloz i Qorit është dërguar edhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari Qori ende nuk e ka kaluar Vetingun dhe pritet që të paraqitet në KPK pas disa javësh. Dhe, krahas SPAK, KPK-ja do të verifikojë vendimmarrjen e tij apo edhe lidhjet me botën e krimit apo me persona me precedentë kriminalë.
Vendimmarrja e tij është skandaloze, ndoshta për të bërë nderët e fundit apo fitimet e fundit në detyrë. E kaluara e tij, me vendime të dyshimta, ka sjellë që Qori të veprojë me të ashtuquajturën KÇK. Por, KÇK-ja tashmë është pjesë e SPAK dhe KPK-së, të cilat pritet që të zbardhin të gjithë këtë mega aferë.
Nga ana tjetër, edhe anëtarët e bandës do të përballen me institucionet e reja të drejtësisë, apo çështjet e tyre pritet ti marrin prokurorët dhe gjyqtarët me integritet. Ata të cilët kanë kaluar Vetingun dhe "s'kanë njolla".
Vendimi i Qorit, që pushoi gjyqin për noteren Margena Çela, është apeluar. Por, nëse Qorin e "korruptuan" këta personazhe, a do të tentohet të korruptohet edhe Apeli? Provat janë në dosje dhe kushdo që ka sy dhe veshë shikon dhe dëgjon provat dhe palët.
Për kujtesë të cilido, këta ish-zyrtarë të lartë, në bashkëpunim me Arben Relin, kanë mashtruar dhe falsifikuar dokumente për tjetërsimin e "Morava Resort" në Korçë, duke i ndryshuar edhe emrin në "Montrelux".
Por, krahas kallëzimeve të reja, në Prokurorinë e Korçës dhe në Prokurorinë e Tiranës janë disa procedime penale të hapura për ndërtim pa leje, vepër penale që dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet.
Në Korçë po hetohet dosja 664, për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Ndërtim pa leje”, Prerje e paligjshme pyjesh”. Të gjitha ndërtimet janë bërë për arsye përfitimi, akuza të cilat kapin burg mbi 10 vite burg.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.





"Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare"
Historia e plotë >



Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale? Çfarë po nd...
Historia e plotë >
Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore

Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës
Aktualitet



Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Historia e plotë >
