
"Morava Resort"/ Banda "Reli", kush e korruptoi gjyqtarin Qori, gjyqtari dhe prokurorja e shkarkuar?!
Arben Reli ka zgjeruar tentakulat e tij në gjyqësor, teksa me falsifikime dhe mashtrime ka shtënë në dorë mijëra metra katrorë truall dhe ndërtime në Malin e Moravës në Korçë.
Por, në momentin që "laku" iu ngushtua, teksa filluan hetimet Prokuroria e Korçës dhe Tiranës, ai filloi të krijojë një "bandë" me noterë, avokatë, gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë e ish-prokurorë të shkarkuar nga Vetingu.
Një skemë kriminale, aq më tepër në këtë kohë, ku njerëzit e drejtësisë të ngelur në sistem po "lëpijnë kockat" para shkarkimit. Këta në sistem bashkëpunojnë me të larguarit nga sistemi, duke marrë vendime që dëmtojnë biznesin apo qytetarët e thjeshtë të ndershëm të këtij vendi.
Një nga këto vendime u denoncua në gazetën Shqip, teksa faktuam nëpërmjet dokumenteve se gjyqtari Bedri Qori pushoi gjyqin për noteren Margena Çela.
Kjo e fundit, e akuzuar për falsifikim dhe fabrikim dokumentesh, madje në bashkëpunim, akuza të cilat parashikojnë një dënim me 7 vite burg.
Por, për Qorin e Relit këto akuza janë vetëm në letër, pavarësisht se në dosje ka me mijëra dokumente inkriminuese për Çelën, Relin apo dhe anëtarët e "bandës" së tij!
Por, kush e "korruptoi" Bedriun?!
Gazeta Shqip vijoi hulumtimin e dokumenteve, teksa mësoi se noteren Margena Çela e mbronin në gjykatë dy anëtarët e "bandës" Reli, avokatët Ervin Metalla dhe Antoneta Sevdari.
Për ironi të fatit, noterja Çela mbrohet apo i kanë zgjedhur për ta mbrojtur të njëjtët avokatë që ka edhe Arben Reli. Pra, është futur në veprim armata e ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu.
Dy avokatët janë shporrur nga sistemi i drejtësisë për denigrim të figurës së gjyqtarit dhe prokurorit, teksa aktualisht ata influencojnë kolegët e tyre që s'kanë kaluar Vetingun.
KÇK-ja është futur në veprim, kjo në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, teksa mbyllin sytë para skandaleve të njêpasnjëshme.
Por, kush është avokati Ervin Metalla, ish-gjyqtar i larguar nga sistemi i drejtësisë?
Ai u bë gjyqtar në vitet 2000 me një pasuri prej 3 milionë lekësh të vjetra. Në 2018, kur edhe u shkarkua, ai kishte një pasuri të deklaruar prej 167 milionë lekësh. Ai e përdori gjyqësorin për “biznesin” e tij, pasi nëse do të llogarisim edhe pasuritë e “fshehura” në emër të të vëllait apo familjarëve të tjerë, atëherë shuma e deklaruar dhjetëfishohet.
Por, absurditeti i këtyre njerëzve “të papërshtatshëm” për drejtësinë është se ata vazhdojnë të enden në dyert apo zyrat e gjykatave dhe prokurorisë.
Pikërisht në ato vende që me praninë e tyre i “bënë pis” për një kohë të gjatë.
Atij, jo vetëm që nuk i sekuestrohet pasuria, por me kontrata të dyshimta po e dhjetëfishon.
Tashmë, duke mbrojtur bizneset që ka krijuar nga puna në gjyqësor. KPK-ja analizoi pasurinë, teksa i numëroi qindra mijëra euro të fshehura, në emër të njerëzve të afërt.
Por, a ka investuar apo ka pjese Metalla te pasuria e Arben Relit, që krijoi me falsifikime dhe mashtrime?
Këto fare mirë mund të gjurmohen nga institucionet e drejtësisë së re. Ka dyshime të forta se pasuria e tij u investua në kompleksin “Morava Resort” në Korçë, kompleks i cili me mashtrime me pasoja të rënda dhe falsifikime të mëdha iu mor pronarëve dhe u emërtua “Montrelux”.
Ervin Metalla po bashkëpunon ngushtë me Arben Relin. Ky i fundit humbi gjyqin me bashkëortakun S.B për këtë kompleks.
Ndërkohë, anëtarja e re e bandës "Reli" është avokatja Antoneta Sevdari, e cila mbron si Arben Relin dhe noteren Margena Çela. Sevdari u shkarkua nga detyra e saj si prokurore si "e papërshtatshme", ndërsa influencat e saj po i përdor për të mbrojtur njerëz me precedentë kriminalë.
Tashmë është shumë e qartë se çfarë veprimesh ka kryer Reli dhe “banda” e tij me “Morava Resort”. Askush nga njerëzit e drejtësisë (apo të përjashtuarit nga Vetingu) nuk mund ta shpëtojnë nga ligji.
Më poshtë po rendisim veprat penale që janë regjistruar në Prokurorinë e Tiranës dhe në Prokurorinë e Korçës për Arben Relin.
Akuza e parë është ndërtimi pa leje, që dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet.
Në Korçë po hetohet dosja 664, për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Ndërtim pa leje”, Prerje e paligjshme pyjesh”.
Të gjitha ndërtimet janë bërë për arsye përfitimi, akuza të cilat kapin burg mbi 10 vite burg.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.





"Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare"
Historia e plotë >



Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale? Çfarë po nd...
Historia e plotë >
Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore

Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës
Aktualitet



Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Historia e plotë >
