Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mjerimi i Sali Berishës, nuk ndiqet në media edhe kur flet për krimin e 21 Janarit

Mjerimi i Sali Berishës, nuk ndiqet në media edhe kur flet për


Edhe pse i mungojnë skrupujt morale dhe njerëzorë, pasi pikërisht 10 vjet pas 21 janarit del sërish në televizor të irritojë njerëzit, Sali Berisha është braktisur nga publiku.

Në televizionin e familjes ish-kryeministri ka dalë të flasë për vrasjen e 4 dëshmorëve të Atdheut të shpallur sot nga qeveria.

Njeriu që shkaktori tragjedinë e 21 janarit, që siç e ka thënë disa herë mund të kishte pasur edhe më shumë viktima, ka pësuar një fjasko, duke e larguar totalisht nga tregu mediatik.

Vetëm 700 persona e kanë ndjekur në emisionin e transmetuar në kanalin e Syri TV në Youtube.

Një disfatë që natyrshëm do të kishte këtë fund, ngase asnjë të re nuk mund tëp resin njerëzit prej Berishës.

Ai nuk është penduar kurrë për vrasjen barbare të 4 qytetarëve, ndërsa ishin në punë të tyre jashtë gardhit që rrethonte kryeministrinë.
Në të gjithë këto 10 vite, ish-kryeministri nuk ka pranuar që Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda janë qëlluar me armë zjarri nga Garda duke shkelur çdo lloj ligji e rregulli.

Nëse një polic sot është në burg se ka shkrepur armën ndaj një qytetari, askush nuk është në burg edhe pse ka qëlluar një numër të panumërt plumbash ndaj qytetarëve, ku pati 4 të vrarë e shumë të plagosur, një nga këto edhe reporter, që u largua fshehtas jashtë Shqipërisë ku mori azil politik.

Ata që duan të vërtetën e 21 janarit e dinë mirë se kush është fajtor dhe nuk duan të dëgjojë Sali Berishën të hedhë kripë sërish mbi plagë.

Kurse ata që kanë mbetur si mbështetës të ish-kryeministrit, nuk kanë ç’ti dëgjojnë më, se e dinë çdo thotë, pasi përsërit të njëjtat gjëra…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore