Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Mister fati i Vis Martinajt/ Kur e transportoi me makinë polici i Operacionales të shumëkërkuarin (DETAJE)

Mister fati i Vis Martinajt/ Kur e transportoi me makinë polici i

Policia e Lezhës ka arrestuar agjentin e Forcave të Posaçme Operacionale, 28-vjeçarin Jeton Lami, pasi akuzohet se i ka ofruar ndihmë dhe ka transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur dhe pa asnjë kontakt me familjen e tij.

Efektivi Lami dyshohet se e ka transportuar Martinajn nga Lezha në Laç, Shkodër apo në Vlorë gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Përveç Lamit, ka dyshime që Martinaj është ndihmuar edhe nga punonjës të Komisariatit të Fushë-Krujës.

Ervis Martinaj është një personazh në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua. Alarmin për zhdukjen e tij e dha xhaxhai, i cili më 10 gusht bëri denoncim në polici se familja ishte humbur kontaktet me Martinajn.. Prokuroria dhe policia po vijojnë kërkimet dhe hetimet për këtë denoncim, nëse është një plan i thurur nga Martinaj, i cili është në kërkim, apo nëse bëhet fjalë për një kallëzim të vërtetë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore