Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Miqtë kujtojnë Marko Bellon, ceremonia homazh bashkon të majtë dhe të djathtë

Miqtë kujtojnë Marko Bellon, ceremonia homazh bashkon të

Politikanë të gjithë spektrit u mblodhën në një ceremoni të veçantë për të kujtuar mikun e tyre, politikanin Marko Bello, i cili humbi jetën pas infektimit nga Covid-19.

Ish-ministra, kolegë  nga gjithë spektri politik shqiptar, u mblodhën në një mëngjes përkujtimor për Marko Bellon, njeriun që u cilësua që ishte paqtë dhe rrezatonte veti të rrallë që mund t’i ketë një politikan në Shqipëri.

Në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes. “Do ta kujtojmë përherë të qeshur Markon”, u shpreh kryepublikani Fatmir Mediu.

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, i cili diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për Integrimin Europian të Shqipërisë, si Ministër i Integrimit Europian.  Takimin e përshëndetën miq të Mëngjesit të Lutjeve nga SHBA, Anglia dhe rajoni.

Marsid Bello: Familja Bello është mirënjohëse dhe shumë falënderuese për këtë ceremoni përkujtuese për babanë tonë të dashur Marko. Janë pikërisht këto momente që sjellin në jetë fragmente nga kontributi dhe angazhimi i tij që të mbushin me krenari dhe të lehtësojnë sadopak pikëllimin që kemi ndjerë së fundmi.

Trashëgimia e tij më vyer është vlera e shtuar që ia ka lënë në  midis rretheve e ngushta ku ia ka kontribuar, si dhe ofrimi i një modeli të veçantë si diplomat gazetar, politikan dhe pedagog,

Por për ne prevalon figura dhe roli i tij i pazëvendësueshëm si një familjar i devotshëm, një bashkëshort i pakursyer, baba dhe shok i paçmuar dhe njeri i dashur, mbështetës, i çiltër dhe paqtues për miqtë dhe kolegët e tij të ngushtë.

Arta Dade: Kujtoj një aktivitet në Rumani, Marko ishte ambasador. E kam shprehur edhe në fakt si një cilësi të tij parë, unë kam thënë: Marko ishte një diplomat klasi.

Besnik Mustafaj: Një njeri që kishte aftësinë të ç’dramatizonte gjërat njësoj kur ishte adoleshent, edhe kur ishte burrë i pjekur, kjo ishte një cilësi e rrallë e Markos. Kjo ishte gjenuine, e lindur dhe ishte një pasuri shumë e madhe që na ka lënë kujtime ne, miqve të tij.

Kastriot Islami: Marko kishte dy veti, ishte njeri i i vendosur në mendimet e tij, por shumë i paqtë.

Pandeli Majko: Kujtimi i Markos vlen më shumë se sa politikani, do të kujtojmë njeriun, i cili e tejkalon veten. Edhe kur kisha diferenca me Markon ai ishte njeriu që krijonte një atmosferë me një batutë, me një detaj, i cili na kujtonte, edhe kur harronim se jemi njerëz, pastaj jemi produkte të politikës.

Mimoza Hafizi: Ai ishte shumë i paqtë dhe bënte këtë për lirinë e shpirtit të vet, besoj se edhe kolegët që e kanë njohur më afër, besoj se ndajnë këtë mendim dhe kjo është një liri që kam besimin se ai e ka edhe atje ku është tani.

Agron Duka: Për Markon nuk kam çfarë them tjetër, veçse ishte një burrë i mençur, shumë paqësor dhe i këndshëm.

Gazmir Bizhga: Ishte një njohës i mrekullueshëm i marrëdhënieve të Rumanisë dhe Shqipërisë, por natyrisht ishte edhe një njeri që këtë i transmetonte edhe të tjerëve. Marko ishte një enciklopedi lëvizëse, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ishte kënaqësi të qëndroje më të në çdo moment të kohës, pavarësisht se sa të limituara ishin minutat tona.

Paskal Milo: Mund të them se ka ikur një njeri i mirë, por siç thanë edhe kolegët e tjerë, ka mbetur një kujtim shumë i mirë që do ta ruajmë të gjithë në zemrat e mendjet tona.

Silvana Bello: Gjatë gjithë rrugës diplomatike që e kam ndjekur, ku takonim shumë diplomatë që na ftonin shumë, habiteshim dhe thoshin se ky njeri përfaqëson Shqipërinë, e unë ndjehesha krenare vërtetë se e dëgjoja nga të tjerë që nuk kishin një mendim të mirë për vendin tonë.

Miqtë kujtojnë Marko Bellon, ceremonia homazh bashkon të

Miqtë kujtojnë Marko Bellon, ceremonia homazh bashkon të

Miqtë kujtojnë Marko Bellon, ceremonia homazh bashkon të

Miqtë kujtojnë Marko Bellon, ceremonia homazh bashkon të

Miqtë kujtojnë Marko Bellon, ceremonia homazh bashkon të

Miqtë kujtojnë Marko Bellon, ceremonia homazh bashkon të

1- Fatmir Mediu

2- Besnik Mustafaj

3-Namik Dokle

4-Arta Dade

5-Pandeli Majko

6-Elona Gjebrea

7-Blerina Gjylameti

8-Damian Gjiknuri

9-Ridvan Bode

4-Agron Duka

10-Ndre Legisi

11-Kastriot Islami

12-Gazmend Bizhga

13-Paskal Milo

14-Albert Çaçi

15-Arjan Starova

16-Mimoza Hafizi

17-Neritan Alibali

18-Sherefedin Shehu

19-Silva Bello 

20-Arben Malaj

21-Gerti Bogdani

22-Vali Leskaj

23-Ilirjan Celibashi

24-Arjan Madhi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore