Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me vajzën bashkëpunuan në vrasjen e Kudret Saliajt (foto e reja)

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj akuzohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen e tre ditë më parë të Kudret Saliajt. Fillimisht ato i kanë mohuar se kanë pasur bashkëpunim ndërmjet tyre, por kanë qenë kamera e brendshme të lokalit që ia kanë nxjerrë të palarat e tyre dhe mënyrën se si kanë bashkëpunuar.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Gazeta “Shqip” jepet në detaje, minutë pas minute dhe sekondë pas sekonde se si Mexhit Picari merr armën nga çanta e vajzës dhe qëllon drejt ish-dhëndrit të tij, Saliaj.

Gjithçka ka nisur në një bashkëpunim të plotë mes tyre dhe ato kanë qenë ulur në të njëjtën lokal. Gazeta Shqip po publikon dinamikën e ngjarjes që tronditi Tiranën, të ndodhur brenda një lokali të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.

Ora 11:36:28- Në kamerën me mbishkrimin “CAM 6”, ku pasi hapim pjesën e sipërme që ka të shënuar datën e orën. Kur ora shënon 11:36: 28 vërhet se në lokal vjen shtetasi i identifikuar nga ana jonë si Kudret Saliaj, i cili ecën drejt tavolinës ku ndodhet i lulur shtetasi identifikuar Adriatik Cama, pasi e takon ulet në të njëjtën tavolinë.

11:46: 11-  Kur ora e kamerës shënon 11:46:11 vërhet që në verandën e lokalit vjen shtetasja e identifikuar nga ana jonë Anila Trifoni, e cila ecën në drejtim të tavolinës ku ndodhet ulur shtetasi identifikuar nga ana jonë Adriatik Cama dhe Kudret Saliaj, ku pasi takohet me të dy këta shtetas ulet në të njëjtën tavolinë.

Ora 11:52::04- Në këtë orë të shënuar në kamer në verandën e lokalit futen shtetasit e identifikuar nga ana jonë Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, të cilët ulen në një tavolinë me rreshtin e tavolinave paralel me rreshtin e tavolinave ngjitur me vetratën.

Ora 11:52: 16-Shtetasja Dhurata Saliaj, ulet e pozicionuarme kurriz të drejtuar nga tavolina e shtetasve Kudret Saliaj, Adriatik Cama dhe Anila Trifoni dhe përballë saj ulet shtetas Mexhit Picari. Kur ora e kamerës shënon 11:52:52 (48 sekonda) pasi ata kanë hyrë në lokal shtetasja Dhurata Saliaj çohet nga karrigia e saj, kur çohet vërehet se në dorë ka një objekt në dukje të zi si çantë krahu femrash dhe ulet në krah të djathtë të shtetasit Mexhit Picari.

11:53:03- Kur ora shënon 11:53:03. 11 sekonda më pas Mexhit Picari zgjat dorën e djathtë drejt objektit çantë krahu që kishte me vete shtetasja  Dhurata Saliaj, dhe më pas edhe dorën tjetër po drejt çantës, afrohet me përkulje të trupit drejt çantës dhe nxjerr nga çanta një send në dukje si ato të armëve të zjarrit, pistoletë.

11:53:07- Kur ora shënon në ekran 11:53:07 (4 sekonda më pas) shtetasi Mexhit Picari çohet nga tavolina, ku me të dyja duart mban një send, si ato të armëve të zjarrit pistoletë dhe vazhdon lëvizjet në drejtim të tavoalinë ku janë ulur shtetasit Kudret Saliaj dhe Adritaik Cama dhe Anila Trifoni.

Kamera 6: Kur ora shënon 11:53:09 (2 sekonda më pas) me sendin në dukje armë zjarri pistoletë, shtetasi Mexhit Picari, qëllon në drejtim të shtetasve KudretSaliaj dhe Adriatik Camaj, duke qëlluar në dukje disa herë ndaj tyre.

11:53- Gjatë rrugës për te tavolina e këtyre shtetasve, shtetasi Mexhit Picari kryen lëvizje në dukje si ato të mbushjes së armës zjarrit pistoletë.

11:53:15- Kur ora e kamerës shënon 11:53:15, nëntë sekonda më pas, që përkon me largimin e shtetasit Mexhit Picari, shtetasja Dhurata Saliaj çohet nga tavolina ku ishte uluir dhe largohet në të njëjtin drejtim me shtetasin Mexhit Picari dhe dalin njëri pas tjetrit nga i njëjti drejtim që u futën në lokal. Shtetasja Anila Trifoni, qëndron duke kryer veprime si ato të dhënies ndihme ndaj Kudret Saliajt.

11:53:16- Pas të shtënave në dukje shtetasi Kudret Saliaj rrëzohet në tokë, shtetasi Adriatik Cama largohet në drejtim nga vendi i pozicionimit të kamerës. Shtetasi Mexhit Picari largohet me nxitim në drejtim të kundërt me shtetasin Adriatik Cama

11:53: 33-  Kur ora shënon 11:53:33, shtetasi Adriatik Cama afrohet sërish në tavolinë ku ndodhi ngjarja dhe ulet duke mbajtur dorën te supi i djathtë

11:53:51-Kur ora e kamerës shënon 11:54:38, shtetasja Anila Trifoni në dukje rrëzohet në tokë.

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

“Minutë pas minute”/ Kamera i tradhtoi! Si Mexhit Picari me

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore