Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Militantja e LSI-së dhe gruaja e Andi Bejtes, garon për në Gjykatën Kushtetuese

Militantja e LSI-së dhe gruaja e Andi Bejtes, garon për në

Ka bërë përshtypje një vendim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që drejtohet nga Vitore Tusha, për vijimin e sitës së kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithëse ka eliminuar 4 kandidatë, ku ka përdorur natyrisht logjikën e mungesës së paanshmërisë dhe balancimit politik në punën e tyre si jurist e gjyqtarë, KED ka bërë të ditur se vijon punën për verifikimin e dy kandidatëve të tjerë që janë Sonila Bejtja dhe Eugen Papandile.

Këto dy kandidatura janë pjesë e nomenklaturës që Presidenti i Republikës ka për të emëruar në institucionin që interpreton ligjin themeltar të shtetit.

Njëra nga këto dy kandidaturat është Sonila Bejtja, për të cilën është folur shumë këto të fundit, duke marrë për bazë disa qëndrime të saj publike, që janë konsideruar si në sinkron me një pjesë të opozitës shqiptare që është e përfaqësuar nga Presidenti Meta.

Sonila Bejtja, është bashkëshortja e analistit Andi Bejtja, i cili prej vitesh në qëndrimet e tij politike është vendosur pro LSI-së dhe qëndrimeve të Ilir Metës.

Edhe vetë zonja Bejtja, në disa emisione të ndryshme televizive ka qenë në këtë linjë, madje ka akuzuar edhe pjesëtarë të Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit, si zoti Theo Jacobson.

Gjithashtu ka qenë edhe aktive në disa prej protestave të organizuara nga ana e opozitës. Pak kohë më parë, Sonila Bejtja, deklaroi në emisionin 360 gradë se mazhoranca e ka çuar vendin në Haxhiqamilizëm politik.

 “Në situatën ku jemi mungesa e Gjykatës Kushtetuese përbën faktorin kryesor qoftë për shkeljen e kushtetutës dhe të ligjit. Për fat të keq i kemi të shumta këto kohët e fundit. Jemi në një amulli ligjore, politike, mund ta quaj edhe “Haxhi Qamilizëm” politik”, tha ajo në emisionin e Zhejit.

Ndërkaq, në shkrimin e publikuar në disa media ku sulmon përfaqësuesin e OMN-së, Sonila Bejtja shfaq jo thjesht kritikën e saj për zotin Jacobson, por ka edhe një qëndrim kundër Reformës në Drejtësi. Sipas Bejtjes, Reformës në Drejtësi “nuk i besojnë 63% e shqiptarëve”, e gjithashtu sulmon një organ të kësaj reforme siç është KPA, i cili bën vetingun e gjyqtarëve.

Opinionet, qëndrimet apo edhe kritikat e akuzat, janë të drejta normale e kushdo mund të japë opinionin e vet. Por për një kandidate për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, që është institucioni më i lartë që vendos për gjëra supreme në vend, profili i anëtarit të saj është krejt tjetër. Sidomos me kriteret e një reforme në drejtësi, sipas standardeve që SHBA e BE po e injekton.

Profili i një gjyqtari të Kushtetueses duhet të jetë ai i një juristi perfekt në veprimtarinë e përvojën e tij, e një juristi që më shumë sesa me fjalët e shkrimet flet me vendimet. Edhe kur opinionet shprehen, ata përgjithësisht janë të balancuara dhe të barazlarguara nga politika dhe lobet e grupeve të interesit në vend.

Pasi vërtetë disa anëtarë i emëron Kuvendi dhe disa Presidenti, por nuk mund dhe nuk duhet që anëtarë të Kushtetutës të jenë dishepuj të Ilir Metës apo Edi Ramës.

Kohët e fundit Andi Bejtja, bashkëshorti i Sonilës, i ka shprehur simpatinë publikisht Ramës në një status në rrjetet sociale, siç duket për t’i shkelur syrin për rastin e tij familjar.

Edhe 4 kandidaturat e përjashtuara nga KED, janë juristë me përvojë, por që në vite kanë punuar në institucione politike si presidenca, qeveria apo dikastere të tjera.

E nëse ndiqet ky standard, natyrisht që në këtë grup të eleminuarish do të ishte edhe kandidatja Bejtja, e cila më keq sesa aktivizimi, është shfaqur dhe demonstruar qëndrime politike të njëanshme.

A ka ndonjë vend normal që një notere mediokre dhe pa CV e çon në Gjykatën Kushtetuese? Rasti i Sonila Bejtes eshte tregues i uljes dhe poshtërimit të institucioneve shqiptare, të mbushura me njerez pa arsim dhe pa kapacitet profesional.

Në të shkuarën në këtë institucion, u emëruan edhe njerëz që vinin nga politika dhe angazhimi aktiv në të, por kjo e çoi Gjykatën në hullinë e polemikave dhe mosbesimit./almediapost

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore