Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Militantja” e LSI në Kushtetuese/ Sonila Bejtja, qëndrime politike pro Metës, kundër Ramës

“Militantja” e LSI në Kushtetuese/ Sonila Bejtja, qëndrime

Kjo është Sonila Bejtja ose Brahimi, me profesion notere por që synon Gjykatën Kushtetuese, që ka kompetence të shqyrtojë edhe çështjet zgjedhore.

Pavarësisht se në ligj ndalohet promovimi i kandidaturave të tilla në rast se provohet angazhimi në ndonjë pozicion drejtues në parti politike, kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese mban një qëndrim të hapur dhe publik.

Sonila Bejtja, te vetmin angazhim si jurist ka atë të punës si notere që prej vitit 2001. Pjesa më e madhe e eksperiencës se saj është në shitje pronash, makinash, banesash dhe noterizim dokumentash. Noterja është përzgjedhur në listën e kandidatëve të Presidentit Meta për t'u emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Emërimi është bërë pasi juristja notere është shprehur qartazi publikisht pro veprimit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Më pas këshilli i emërimeve në Drejtësi që drejtohet nga një tjetër e zgjedhur e presidentit, gjykatësja Vitore Tusha e ka certifikuar noteren, edhe pse ajo të vetmen karrierë ka atë të noteres publike.

Por duket se qëndrimet e saj politike pro Presidentit dhe LSI dhe kundër socialistëve dhe qeverisë, janë ato që e dallojnë kandidaten notere nga të gjithë noterët e tjerë të Shqipërisë, në rrugëtimin e saj të organizuar drejt Gjykatës Kushtetuese./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore