Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Meta-Rama, valle shpatash në kohën e Covid

Meta-Rama, valle shpatash në kohën e Covid

Deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili falënderoi sot mazhorancën, është një nga ngjarjet politikisht jo të shpeshta në performancën e këtij kryetari të shteti që nga 2017-a.

Megjithatë, herë pas here ndodhin. Siç edhe sot, kur Ilir Meta kishte vërtetë dy raste për të treguar përpara publikut se është i fituar, dhe kur është i fituar Presidenti jo vetëm që është i qetë, por është edhe i dashur.

Në një lëvizje të shpejtë, Meta arriti të rrëzojë Ardian Dvoranin nga Gjykata e Lartë, e rrjedhimisht edhe në KED, si dhe të miratojë kandidaturën e tij për Kryetar të KLSH-së, pas disa tentativave të dështuara.

Ky lirim rruge për Ilir Metën nga mazhoranca, erdhi pasi Presidenti në mes të pandemisë pati një “flirt” me Ramën, duke miratuar me shpejtësi draftin dragonian për ndryshime në Kodin Penal, çka e vuri Presidentin nën shënjestrën e Partisë Demokratike.

Pas asaj që ndodhi në pranverë, pritej që Meta të merrte diçka, gjë që ndodhi në mes të verës.

Tani radha do të jetë e Gjykatës Kushtetuese, të cilën ambasadorja amerikane Yuri Kim, bëri thirrje ta ngrenë sa më shpejt dhe po bën takime gati të përditshme.

Aty do të kemi një sinjal sesa do të zgjasë kjo paqe, ndërkohë që gjithashtu ‘pending’ është edhe Komisioni Parlamentar për Hetimin e Presidentit, i cili në këtë muaj duhet të vendosë çfarë do të bëjë, të mbyllet apo të marrë vendim. E duket që shumë shpejt do të kemi sinjalet e duhura që ta paralajmërojnë këtë zhvillim nga palët.

Por, Rama dhe Meta, që kur ky i fundit është zgjedhur President, po bindin edhe më shumë se marrëdhënia e tyre e acaruar është më shumë një PR sesa realitet politikë.

Dy krerët më të lartë të shtetit, ngjajnë me dy valltar shpatash, që thirren të performojnë sipas një program të caktuar dhe me të njëjtët spektatorë që nuk mërziten kurrë. Një valle, ku dy ‘valltarët’ nuk e prekin kurrë njëri-tjetrin, por vetëm tundin armën e ftohtë në ajër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore