Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mesazhi i “koduar” i Várhelyi për koalicionet: Pse Edi Rama është në kllapat e dy palëve

Mesazhi i “koduar” i Várhelyi për koalicionet: Pse Edi

Nuk u komentua gjerësisht qëndrimi i Komisionit Europian të Zgjerimit, Olivér Várhelyi, që dje vizitoi Tiranën për të dhënë qëndrimin e Brukselit në lidhje me hapjen zyrtare të negociatave.

Brukseli përgjithësisht përdor një gjuhë të drunjtë që të duket se nuk përkëdhel një palë e sulmon një tjetër, megjithëse ishte opozita, me zërin e njerëzve të LSI-së që shprehën pakënaqësitë për qëndrimin e zyrtarit të BE-së.

Mund të thuhet hapur se “ministri” i BE-së që është i ngarkuar për Ballkanin nuk e ka vulosur qëndrimin e Ekzekutivit të Unionit, gjermanes Ursula von der Leyen për nisjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri, çka është ceremonia protokollare për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai përmendi si kusht kyç reformën zgjedhore, e cila ka dy pjesë: 5 qershorin dhe koalicionet.

Për këtë të fundit, Várhelyi, tha një frazë që po ta shohësh me kujdes ka folur për një rinegocim të çështjes së koalicioneve, një rinegocim që do të ndodhë patjetër, edhe për faktin se Ilir Meta shpalli edhe rikthimin e Kodit Zgjedhor në Parlament.

“Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk parandalohen dhe nuk bëhen më të vështira që të realizohen me anë të këtyre reformave, atëherë ne mund ta shikojmë atë amendament me një mendje të hapur. Por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet, qoftë para dhe pas zgjedhjeve. Për ne kjo është një çështje kyçe”

Kjo frazë është një qëndrim i qartë se koalicionet shikohen si element bazë të një rinegocimi për të arritur atë që BE e konsideron “kyçe” për hapjen e Konferencës Ndërqeveritare.

Logjikisht rikthimi në Kuvend, është një shans më i madh për opozitën jashtëparlamentare, dhe një presion më i fortë për ata deputetë të opozitës parlamentare që dhanë votat pro dhe Ilir Meta i publikoi emrat edhe si presion i fortë ndaj tyre, duke i ekspozuar. Shto edhe këtu, presionin e fortë të qeverisë së Holandës, e cila ka shpallur jo “jo” për Shqipërinë dhe “po” për Maqedoninë e Veriut, mazhoranca është në një kllapë.

Dhe duke ju refereuar mbledhjes së fundit të Këshillit Politik, ku PD e LSI nuk bëjnë asnjë hap më tutje nëse nuk rikthehet koalicioni “tren” vihet në konkluzionin se Edi Rama ka një zgjedhje: ose të rikthejë koalicionin e vjetër, çka sot do të quhet një humbje e saj, ose të rrijë në logjikën aktuale që nëse BE ndërshkon Shqipërinë është gjithashtu humbje për mazhorancën.

Në logjikën e një fushate të polarizuar tip “xhungle” ku të tregohesh i dobët të “hanë për mëngjes” siç tha Spiropali, ka gjasa që mazhoranca mund të preferojë humbjen e dytë edhe të bëjë të fortin me rastin e koalicioneve.

Në fakt, këtë e pranoi edhe Edi Rama që publikisht deklaroi se “nuk lutemi më për dasmë, por kostumin e kemi veshur, nëse duan ok, nëse s’duan, nuk lutemi”.

Ka në fakt një panoramë që parashikohet nga qëndrimi i BE-së; që sipas gjasave në fund nuk do të hapë konferencën Ndërqeveritare përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Nëse ndodh kjo e ka shumë gjasa të ndodhë, opozita do ta ketë një kartë për të luajtur në fushatë, por nuk do të ketë koalicionet-tren. E sipas asaj që duket pikërisht ky variant do të ndodhë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore