Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mesazhi i fortë i Yuri Kim, spastrim total i brezit politik të 20 viteve

Mesazhi i fortë i Yuri Kim, spastrim total i brezit politik të 20

Qëndrimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim sot ka qenë më i avancuar se të gjitha qëndrimet e saj. Edhe pse ambasadorja ka takuar kryetarët e partive dhe kreun e KQZ-së ku ka kërkuar që të mos kandidohen njerëzit me problem ligjore, apo që janë në listat e zeza të SHBA-së, ajo sot shkoj më tej.

Ambasadorja Kim, në mesazhin e saj se nuk duhet të kandidojnë njerëz që janë përfolur për korrupsion, që janë përfolur për lidhje me krimin

 “Ne po bashkëpunojmë edhe me kryetarët e partive, duke i inkurajuar, mbase duke i bezdisur pakëz, për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore për të mos futur në lista kandidatë që ofendojnë votuesit, që nuk respektojnë demokracinë dhe që promovojnë korrupsionin. Kryetarët e partive duhet të heqin çdo lidhje ndërmjet krimit dhe politikës dhe jo t’i vendosin ato në krye”, deklaroi ambasadorja.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane ka folur edhe për financimin e partive që është edhe “thembra e Akilit” e politikës shqiptare prej vitesh. Pra paratë që vijnë për dreka, darka, festa, takime, sponsorizime e financime si dhe para për familjet në fushatë, do të quhen si kontribute të paligjshme. Çdo para që hidhet për të financuar fushatën, duhet të dalë në llogaritë e blloqeve zyrtare të partive politike.

“Këto financime të jenë transparente. I bëjmë thirrje liderëve polikë që të kontrollojnë kandidatët, populli shqiptar meriton më tepër, nuk duhet të votojë për kriminelë, në demokraci, qytetarët duhet ta kenë pushtetin. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral, ne inkurajojmë partitë politike që të riafrimojën angazhimin e tyre për transparencë, duke përfshirë dhe financimin e partive të tyre për zgjedhjet e ardhshme”, tha Yuri Kim.

Këtë qëndrim e përsëriti edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, gjatë Konferencës “Kostot e Demokracisë II”.

“Vullneti i popullit shqiptar ende nuk po respektohet plotësisht. Fenomene negative kanë vazhduar, si keqpërdorimin i Zyrës Publike, intimidimi i votuesve, apo blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i takon financimit të partive. Zgjedhjet e 2021-shit do jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt demokracisë dhe integrimit europian”, tha ambasadori britanik, i cili sërish ka kërkuar që asnjë nga personazhet e përfolura për korrupsion dhe paratë anonime të mos përdoren në 25 prill.

Çdo të thotë ky mesazh, si përkthehet? Ajo që mund të thuhet qartë është se në thelb ndërkombëtarët kërkojnë rinovimin e klasës politike nga partitë kryesore. E këtu duket se kanë edhe dy vija të kuqe, që sipas gjasave nuk limitohen thjesht në këshillat, por që pritet të ketë edhe reperkursione apo sanksione. Që do të thotë: jo kandidatët e përfolur për korrupsion, ata që kanë probleme me lidhjet me botën e nëntokës, e natyrisht jo atyre që kanë kërkuar gjithë këto vite që të bllokohet ose të marrë marsh indietro reforma në drejtësi.

E në këtë mesazh emrat që mund të vijnë më mendje janë shumë, e përmendja natyrisht që mund të sjellë debat e polemika. Por sinjali është i qartë: kush ka luftuar kundër vettingut, SPAK, BKH apo edhe institucioneve të tjera nuk shihen si kandidatë të mundshëm, duke shtuar të gjithë ato emra zyrtarësh e qeveritarë të përfolur të ndërlidhur e të përfshirë në hetime e afera korrupsioni. Emrat i dinë të gjithë; e në këtë aspekt mund të thuhet troç se SHBA e aleatët e tjerë kërkojnë një rinovim të plotë të klasës politike në vend./GazetaShqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore