Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mesazhi i deputetit me Enverin që "prishi" festën/ "Bëri humor, i morën telefonin", si i rrëzoi kolegët socialistë "gaztori i grupit"

Mesazhi i deputetit me Enverin që "prishi" festën/

TIRANË - Ditët që duhet të ishin përbashkuese, e kanë ndarë edhe më shumë politikën në Shqipëri.

Një urim në ditën e Pavarësisë, i deputetit të PS-së në Lushnjë, Bujar Çela, në grupin e komunikimit të Komisionit të Sigurisë, ka shkaktuar debate të forta mes palëve.

Deputeti dërgoi dje në grupin e Komisionit të Sigurisë një mesazh ku shkruhej “Gëzuar 28- 29 nëntorin”, ndërsa fotoja mbante flamurin e Shqipërisë dhe diktatorin Enver Hoxha.

Kaq mjaftoi që deputetët e PD-së të reagonin ashpër, ndërsa debati më pas u pasua edhe me sharje nga ana e deputetit socialist.

Kërkesës për reflektim nga demokratët, Çela iu përgjigj duke shkruar “Rrituni për Shqipërinë që duam!”. Ndërsa debate vazhdonte, socialisti e shton dozën , ndërsa shkruan “Më rruan lesht kush s’me njeh mua dhe kohën!”

Të gjetur në pozicion të vështirë, disa nga kolegët e deputetit socialist, e shfajësuan këtë të fundit, duke thënë se e kishte bërë për humor. Më pas, një deputet tjetër, hodhi një tezë, sikur nuk ishte Bujar Çela ai që po shkruante, pasi i “kishin marrë telefonin”.

"Ky shoku ynë është gaztori i grupit, kështu që mos ia merrni për provokim", tha Paulin Sterkaj.

PS: Deputetit i kanë rrëmbyer celurin

Lidhur me këtë incident reagoi të hënën edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Pas nderimeve që i bëri në varrezat e Fierit për dëshmorët e Luftës, Balla u shpreh se ka marrë një sqarim nga deputeti Çela. Sipas tij, deputetit i kanë "marrë" celularin" dhe pasi të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij.

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.

Të njëjtin qendrim mbajti një ditë më parë edhe deputeti Denis Deliu.

"Të nderuar deputetë, deputeti Bujar Çela ka humbur telefonin dhe dikush po e përdor. Lutem mos iu përgjigjni telefonatave ose mesazheve sapo kompania përkatëse celulare ta bllokojë dhe t’i kthejë numrin zotit Çela", shkrunte dje në grup Denis Deliu

Deputeti rrëzon PS-në dhe veten

Por duket se deklarata e Taulant Ballës u rrëzua nga vetë deputeti. Në një reagim për gazetarët, ai nuk bëri hapa pas, por vlerësoi maksimalisht diktatorin Enver Hoxha.

Bujar Çela thotë se Enver Hoxha nuk mund të quhet nul.  

“Unë i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka dhe ai kontributin e vet në luftë përderisa nuk kemi udhëheqës tjetër që e kanë thirrur këtë luftë. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër që pretendon se gjyshja apo stërgjyshja tjetër e ka thirrur këtë luftë të shprehet historianët janë aty.

Shumë herë padrejtësisht kemi bërë bërë armiq e kriminelë e më pas i kemi rehabilituar. Nga Balli Kombëtar tek Legaliteti"

Duke iu kundërpërgjigjur deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, ai ndezi edhe një luftë të re “ me ballistë”

“Në atë komision ka njerëz që janë nipër të Isa Toskës. Unë nuk jam nipi  Enver Hoxhës”, tha deputeti i PS.

Siç duket, deputeti nuk e ka patur për humor dhe as nuk i kanë “vjedhur” telefonin. Vetë qëndrimi i tij, e rrëzon deklaratën e Taulant Ballës./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore