
Merret vendimi/ Greqia miraton dekretin për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon
Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin nga 6 deri në 12 milje në detin Jon. Media greke “Protothema” shkruan se qeveria greke po i dërgon kështu një mesazh Turqisë.
Dekreti presidencial është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën Supreme nënshkruar nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.
“Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan media greke.
Lajmin e publikon e para gazeta greke “To Protothema” në një reportazh të detajuar, ku thekson se me këtë hap ditën e Krishtlindjeve, Athina i dërgon një mesazh të hapur Turqisë, sidomos kur theksohet se, në përputhje me Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara qeveria greke “rezervon të drejtën për të ushtruar të njëjtën pikë dhe në zonat e tjera të ujërave territoriale”.
Zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon transformon të njëjtin rajon në një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), pra në një zonë detare, ku një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.
Në të njëjtën kohë, përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, thekson gazeta greke “To Protothema” duke shtuar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.



Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >


Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet dokumenti/ Ja tre opsionet e zgjidhjes së Kosovës nga SHBA e BE...
Historia e plotë >
Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Kalimet në Kakavijë dhe Kapshticë, Ministrja jep njoftimin e rëndësishëm

Pas borës dhe ngricave, ja çfarë e pret vendin në këto data

Parashikimi i motit, rikthehen vranësirat gjatë mesditës në vendin tonë
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

