
Mediat serbe: Albert Krasniqi, vrau një 17-vjeçar serb të Kosovës në vitin 2004
Mediat serbe i kanë dhënë mjaft hapësirë ngjarjes së djeshme në Prishtinë ku Skënder Krasniqi vrau të birin e tij, Albertin.
Është televizioni i Beogradit, B92, i cili pasi ka dhënë informacionin e plotë që vjen nga policia e Kosovës për këtë krim të rëndë në familjen, kujton faktin se viktima e djeshme është dënuar për një vrasje në vitin 2004 ndaj një Serbi të Kosovës.
Siç bën të ditur B92, Krasniqi u dënua për vrasjen që kreu pranë një diskoteke në Graçanicë. Vrasja ndodhi në 2004 në Graçanicë, kur një i ri serb, Dimitrija Popoviç, u vra në rrugë, me kallashnikov, ku të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje.
Dimitrije Popoviç, i cili ishte vetëm 17 vjeç (në foton poshtë), u vra para një kioske “Fast-food” në Graçanicë. Dimitri dhe tre miqtë e tjerë u qëlluan me armë automatike rreth orës 2.30 të mëngjesit, nga një makinë “Audi”, ndërsa ishin në një kioskw të ushqimit të shpejtë.
Përveç këtij shtatëmbëdhjetëvjeçari, i cili humbi jetën nga plagët e armëve të zjarrit, askush nuk u lëndua. Dy shqiptarë u arrestuan për vrasjen e tij - Labinot Gashi dhe Albert Krasniqi.
Krasniqi ishte gjithashtu i përfshirë në plagosjen e reperit të njohur shqiptar Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja ndodhi më 13 shtator 2016, ndërsa Krasniqi u ndalua dhe u dënua për plagosjen e këngëtarit të lartpërmendur.
Gjithashtu, njësitë përkatëse kohët e fundit shpallën në kërkim Krasniqin për shkak të dhunës në familje. Albert Krasniqi u vra dje në Prishtinë ku u qëllua në rrugën Isa Kastrati. Të shtënat ndodhën dje rreth orës 5 pasdite.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ndërmori të gjitha veprimet e nevojshme, të cilat konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person u arrestua dhe arma e dyshuar për t'u përdorur në çështje u konfiskua”, tha policia duke zbuluar emrin e viktimës.
Skënder Krasniqi lajmëroi policinë e Kosovës pas vrasjes në lidhje me rastin dhe u tha atyre të vinin sepse “unë vrava djalin tim". /GazetaShqip



Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?
Historia e plotë >



Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici
Historia e plotë >
Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti Covid?
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash

COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >