Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mediat greke, Dendias në Tiranë me ultimatumin: Rruga juaj në BE kalon nga Athina!

Mediat greke, Dendias në Tiranë me ultimatumin: Rruga juaj në BE

Mediat greke kanë bërë të ditur se vizita e shefit të diplomacisë greke në Tiranë Nikos Dendias nuk do të jetë një “shëtitje” por do të përmbajë një presion politik për çështjen e integrimit.

Sipas shtypit të Athinës, kryetema e vizitës së Dendias do të jetë marrëveshja për përcaktimin e zonave detare, e cila gjendet prej dy vjetësh në sirtarët e Athinës dhe Tiranës.  Bisedimet do të përfshijnë po ashtu përparimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian.

Një nga mediat online në vend “Law and Order.gr”, e thekson hapur se Athina do t’ia bëjë të qartë Tiranës se vota e saj për hapjen e Konferencës Ndërqeveritare me BE-në do të varet nga qëndrimi i Tiranës për marrëveshjen e Detit.

 “Si në Athinë ashtu edhe në Bruksel, askush dëshirojnë t’i japë një çek të bardhë Tiranës në mënyrë që Shqipëria të marrë një pasaportë BE pa u zgjidhur zgjidhja Greko-Shqiptare”, thekson portali.

Qeveria greke ka kërkuar me ngulm që bisedimet të rinisin “sa më shpejt të jetë e mundur”. Presioni është në rritje që kur Greqia nënshkroi marrëveshje për përcaktimin detar me Italinë dhe Egjiptin.

Dendias do të ketë një seri takimesh me drejtuesit e minoritetit grek. Mediat greke shkruajnë se Turqia ka një influencë të madhe në Shqipëri.

 “Turqia, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në Tiranë, ka bërë përpjekje sistematike për të sabotuar nënshkrimin e marrëveshjes”, shkruan portali “In.Greece”.

Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar, ku i ka pyetur krerët e Kosovës nëse mund të zgjidhet një marrëveshje me Shqipërinë pandërhyrjen e Turqisë. Një lëvizje me “spondë” për të përdorur edhe karotën, që është një njohje e mundshme e Kosovës, por edhe shkopin që është një JO e Greqisë si për Shqipërinë në BE, e si për njohjen e Kosovës.

Gazeta e rëndësishme  “Kathimerini” në edicionin e saj anglisht shprehte alarmin e saj për vizitën e Ramës në Turqi, pak para se të shkonte në Athinë për bisedime me kryeministrin grek.

 “Populli shqiptar parashikon se e ardhmja e tij do të jetë Europa e Bashkuar, dhe jo një model i llojit të Erdogan, dhe as një “Atdheu Blu neo-Osman”, i cili, siç e ka deklaruar Erdogan gjatë një vizite në Tiranë, kufijtë do të arrijnë deri në brigjet e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë!”, shkruante Kathimerini në një koment të sajin, që e mbyll me një presion të pastër: Rama duhet të zgjedhë do të qëndrojë me BE-në apo me Turqinë”./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore