Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Media greke: Po militarizohet ishulli i vogël i Othonoit përballë Sarandës, gjenerali shqiptar e kundërshton

Media greke: Po militarizohet ishulli i vogël i Othonoit përballë

Tentativa e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke për të militarizuar ishullin e Othonoit, që ndodhet në veriperëndim të Korfuzit, duket se ka hasur në rezistencë në qarqet e NATO-s, ndaj dhe qeveria greke po e vonon krijimin e bazës.

Bëhet fjalë për një ishull të vogël me vetëm 400 banorë, ku është planifikuar që të hapet një bazë e rëndësishme ushtarake.

Kjo bazë konsiderohet si një “tampon” pasi ndodhet direkt në kufirin me Shqipërinë, përkatësisht dhe në vijë lineare me ujërat e kontestuar mes dy vendesh, për të cilat Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e vitit 2009.

Një gjeneral shqiptar, Piro Ahmeti, ish-këshilltar i Nishanit e Metës, dhe përfaqësues i Shqipërisë në komandën Aleate, e ka kundërshtuar publikisht hapjen e një baze të tillë në ishullin Othonoi.

Gjeneral Ahmeti, sot është këshilltar i kreut të PD-së Lulzim Basha për Sigurinë Kombëtare. Pas komentit të gjeneralit, mediat greke e kanë sulmuar fort, atë dhe e kanë quajtur si njeri i afërt me gjeneralin turk në pension, krijuesin e “Mavi Vatan-Athdheu Blu”, Cihat Yayci.

Ndërkaq, Piro Ahmeti, shrkuan në një reagim se ai ka pasur marrëdhënie të mira me të gjithë ushtarakët e vendeve të NATO-s e kryesisht nga Ballkani, madje shton se ka koleg dhe mik Shefin e Shtabit të Greqisë, Lieutenant General Charalampos Lalousis, që “kemi mbaruar të dy Kolegjin e Lartë të NATO-s Romë, bashkë-nënshkrues të MoU të NRDC, Thessaloniki, etj !!!”.

Gjeneral Ahmeti gjithsesi vijon të kundërshtojë krijimin e bazës ushtarake në ishull.

“Kjo do ishte e pa nevojshme dhe e pa dobishme për të dy vendet, në shkelje të frymës dhe parimeve të bashkëpunimit që meritojnë dy vendet dhe popujt që kanë jetuar dhe do jetojnë në shekuj si fqinjë që ndajnë vlera dhe histori të përbashkët dhe sigurisht mosmarrëveshje, të cilat sigurisht duhet dhe do të zgjidhjen me rrugë paqësore dhe jo me Ushtri, tanke avionë, nëndetëse, raketa, etj”, thekson Ahmeti.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke ka vendosur që të hapë edhe një bazë ushtarake në Gavdos, që ndodhet pranë Kretës, për të krijuar një barrikadë militare me zonën turke, vend me të cilin Greqia është në përplasje prej kohësh. Siç shkruan Protothema, Gjeneral Lejtnant, Charalambos Lalousis, shefi shtabit të ushtrisë greke, “dha urdhër për të ndërtuar repartin ushtarak shpejt dhe në heshtje. Brenda një jave puna përfundoi dhe për disa muaj tani Gavdos ka një repart të ri.

Në të njëjtin artikull, Manos Charalampakis përmend se shumë shpejt një repart ushtarak do të krijohet në Othonoi, pika më perëndimore e Greqisë.

Media greke: Po militarizohet ishulli i vogël i Othonoit përballë

Protothema shkruan: “Ky është një plan i vjetër, i cili nuk u zbatua, përkundër kërkesave të vazhdueshme nga banorët e ishullit. Othonoi në veriperëndim të ishullit të Korfuzit dhe në perëndim të Epirit të Veriut në Shqipëri.

Është një ishull i bukur me një sipërfaqe prej 10.8 km katrore dhe është 12 milje detare nga bregu veriperëndimor i Korfuzit”.

Vendasit e quajnë atë Fidonisi për shkak të pranisë së shumë gjarpërinjve që i detyruan njerëzit të largoheshin nga ishulli. Në vitet e fundit ishulli është quajtur Fanos për shkak të ekzistencës së një far, i ndërtuar në 1872. Është far i parë që shihet nga ata që lundrojnë nga deti Adriatik në Detin Jon.

Në regjistrimin e vitit 2011, ishulli kishte 393 banorë. Shumica e tyre janë të angazhuar në peshkim, turizëm dhe prodhimin e ullirit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore