Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Me kod të kuq në Britani, kush është vrasësi shqiptar që ka ngritur në këmbë Interpolin

Me kod të kuq në Britani, kush është vrasësi shqiptar

Quhet Arianit Kondi. Në gjeneralitetet e tij ka bërë vetëm një ndryshim të mbiemrit duke e kthyer nga Kondi në Kondaj, por kjo nuk e ka hequr nga lista e të shumëkërkuarve, e madje të konsideruar sit ë rrezikshëm. Ndodh rrallë që policia britanike të njoftojë qytetarët për të mos iu afruar ndonjë personi, që ka mbi supe krim sado i rëndë të jetë ai.

Por në rastin e vlonjatit Arianit Kondi alarmi ka qenë i madh. Për të është vendosur kod i kuq në të gjithë Britaninë, shoqëruar me një tjetër urdhër për t’iu mos afruar, pasi konsiderohet i rrezikshëm.

Po kush është ai dhe për çfarë akuzohet në Shqipëri. Arianit Kondi akuzohet për një vrasje dhe tre plagosje në Vlorë, ngjarje e ndodhur në 20 prill të vitit 2017 në një lokal.  Ai ekzekutoi me 6 plumba 33-vjeçarin Ergys Gjioveshaj, ndërsa tre të tjerë që ishin brenda në lokal mbetën të plagosur. Florjan Hilaj, Arta Luka dhe Arsonel Llanaj morën plagë, por fatmirësisht nuk patën pasoja për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në 20 prill 2017 në një lokal në prani edhe të një këngëtareje të muzikës popullore në Vlorë, ku viktima dhe autori i krimit ndodheshin të pranishëm. Një javë më parë "Shqiptarja.com" paralajmëroi se gjykata e Apelit Vlorë ishte duke përgatitur ndryshimin e akuzës për Arianit Kondin, njeriun kryesor që ekzekutoi Gjioveshaj dhe që për momentin ndodhet në kërkim nga policia.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë, Arianit Kondi është dënuar në nëntor të 2018 me 20 vite burgim për akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Por krejt papritur gjykata e Apelit po në Vlorë ndryshoi akuzën për të dhe nga 20 vjet burg, ai u dënua në vitin 2019 me vetëm 12 vjet burg. Jo vetëm kaq, por edhe dënimi me 12 vite është ulur për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht Arianit Kondi është dënuar me 8 vite burgim.

Të pandehur në këtë çështje si autorë të dyshuar ishin dhe Ergest Sina e Eljaso Çela, të arrestuar dhe deklaruar fajtor e të dënuar me nga 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, por asnjëri prej tyre nuk ndodhet në qeli.

Në dosjen e prokurorisë shkruhet se krimi ka ndodhur pas një sherri banal mes dy grupeve, ku autori Arianit Kondi është qëlluar me pëllëmbë dhe shkelm në bark, pasi nuk i ishte bindur bodigardit të lokalit për të ndërruar tavolinën në të cilën ai dhe një person tjetër ishin ulur.

Pas krimit, nuk dihet si Kondi përfundoi në Britani, atje ku tashmë Policia vendase, por mbi të gjitha Interpol e kërkojnë për llogari të Shqipërisë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore