Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Me 2 koalicione e 2 palë lista/ Flasin e Aleatët e PD: Basha të nxitojë, programin dhe listat t’i hartojë bashkë me ne

Me 2 koalicione e 2 palë lista/ Flasin e Aleatët e PD: Basha të

Partitë aleate të Partisë Demokratike presin nga kryedemokrati Lulzim Basha që të finalizojë sa më shpejt një marrëveshje të formësuar koalicioni që këto parti të nisin punën për zgjedhjet e 25 prillit.

Megjithëse nuk ka ende një logjikë fikse se si do të funksionojë dhe dalë opozita në zgjedhjet e reja, një nga aleatët e PD-së, Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka thotë për Gazeta “Shqip” se po shkohet drejt dy listave elektorale, njëra me udhëheqjen e PD-së dhe tjetra që ka komponent LSI-në, por që do të ketë markim të përbashkët për të siguruar që t’i heqin vota mazhorancës jo njera-tjetrës.

“Do të jetë një ansambël i përbashkët edhe pse taktikisht mund të kemi dy lista”, tha Duka, i cili shtoi se “logjika e përbashkët është kontestimi dhe kundërshtimi i modelit klientelist të Edi Ramës dhe keqqeverisjes së tij”.

Ndërkaq  Duka thekson se opozita nuk duhet të ketë komplekse nga sulmet e Ramës, që propogandon se do të kthehet Berisha dhe Meta. “Ore, fakt është se Sali Berisha nuk vjen më në qeveri, Meta është President, kështu që nuk shkon ajo propagandë”, ndaj duhet punuar menjëherë që të formësohet oferta e opozitës.

Ndërkaq, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thekson se opozita duhet të paraqesë sa më shpejt programin, duke e konsultuar me të gjithë aleatët.

“Është e rëndësishme, që Opozita të dalë më një program bindës dhe të realizueshëm, ku të japë zgjidhje dhe alternativa konkrete për çdo problem, që ka kontestuar apo denoncuar gjatë tetë viteve qeverisje të “Rilindjes”.

Opozita duhet të votohet, si një shpresë për ndryshim, si një garanci për qeverisje të mirë, jo thjesht për rotacion pushteti. Lulzim Basha duhet të japë zgjidhje programore më një program të miratuar paraprakisht nga të gjithë. Për Ekonomine, taksat, çmimin e karburantit e energjise elektrike, rrogat e mjekëve, infermierëve, mësuesve, pensionet, të përcaktojë pagën minimale, etj. Qëndrim të qartë ndaj koncensioneve dhe PPP abuzive, ndaj reformave në arsim, shendetesi, infrastrukture, bujqësi, pronë dhe për çdo problematikë tjetër”, thotë Ndoka për Shqip.

Kreu i PDK-së, thekson nga ana tjetër se koalicioni opozitar nuk është vetëm i djathtë, por i ka të gjithë spektrin politik brenda. “Opozita e Bashkuar, është sot një alternativë politike, që për herë të pare në historine plurale përfshin gjithë spektrin politik, si mozaik ngjyrash e vlerash, por edhe programi.

Ka parti të majta, të qendrës së djathtë, nacionaliste, demokristianë, ambientalistë agrarë, pakica kombëtare, ku PD është partia kryesore. Opozita e Bashkuar edhe në raport me historinë zgjedhore edhe sot është mazhorance, në raport më numrin e votave. Epërsia që ka Opozita sot, është e dukshme dhe e prekshme, ndaj “Rilindja” e braktisur nga aleatët e saj ndjehet në panik dhe përmbysi gjithë rregullat e lojes zgjedhore, për të krijuar pengesa për koalicionet”, tha Ndoka.

Ndërkaq, kreu i PR-së Fatmir Mediu i kërkoi Bashës disa ditë më parë që të nisë menjëherë bashkimin dhe tryezën formale të aleatëve për ta formësuar ofertën zgjedhore.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore