Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Arb & Trans 2021” dhe “Hekla”/ Kompanitë e ndërtimit që po sfidojnë Kryeministrin, duke hedhur inertet në fshatrat e Tiranës

“Arb & Trans 2021” dhe “Hekla”/ Kompanitë e

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë nga foltorja e Kuvendit i vuri ultimatum kompanive që ndotin ambientin se do të ndëshkohen. 

Megjithatë dy prej kompanive, nuk pyesin as për fjalët e kryeministrit. Bëhet fjalë për “Arb” & “Trans 2021” shpk & “2S –J Construction” shpk, e cila po ndërton në Tiranë pranë (kompleksit Fiori de Bosco)  si dhe “Hekla” shpk.

Këto dy kompani po ndosin fshatrat e Tiranës  me inertet që nxjerrin nga gropat e ndërtimit.

Krahas denoncimeve që kanë ardhur në Gazeta Shqip, janë edhe videot që tregojnë kamionët e këtyre kompanive, që dalin nga kantierët dhe shkarkojnë inerte në kundërshtim me  ligjin në zonat e gjelbëruara të Zallherit dhe pranë Surrelit.

Ky skandal mjedisor i paprecedentë, i cili ndodh në mes të ditës,  jo vetëm që nuk është ndërshkuar, por tregon qartë, se shteti është i dobët përballë këtyre individëve.

Sipas denoncimeve në redaksinë tonë  të dokumentuara me videot përkatëse   Arb & Trans 2021 shpk & 2S –J Construction shpk  (në afërsi të kompleksit Fiori de Bosco) kryen gërmime në themel të objektit, duke depozituar  në mënyrë  të paligjshme në Zallher, në toka  të ndryshme të palicensuara  për këtë veprimtari.  

Male të mëdhenj me dhera dhe inerte kanë mbushur Zallherin dhe çdo gjë duket e pariparueshme. Çdo kush mund të ndjekë lirisht kamionat në mes të ditës që përshkojnë rrugën  Spitali Ushtarak- rruga “Lord Bajron”- sheshi “Shqiponja”  kthesa e Kamzës për të përfunduar aty ku krimi mjedisor ndodh; në  në Zallher.

Shoqëria e dytë  (por jo më e vogël për nga dëmi) që po sfidon vendimin e Kryeministrit prej shumë kohësh është denoncuar disa herë në media por sërish hedh mbetjet e saj në zonat më të bukura të Tiranës. Ajo  është firma  “HEKLA” shpk & AL ING Construction shpk.

Këto kompani po kryejnë punime gërmimi në themelet e objektit  në kantierin pranë  Rr “Xhanfize Keko” përballë TV Klan, duke i depozituar në mënyrë të paligjshme në fshatrat e Tiranës, pikërisht afër Surrelit  përballë restorant “Veranda e Tironës”.

Intinerari që bëjnë kamionët e kësaj kompanie është: Kantier- rr. Xhanfize Keko- Materniteti i Ri për të kaluar në Shkozë-Lanbregas përfundon në Fushë- Farkë pranë fshatit Surrel, pikërisht 80 metra pranë restorant “Veranda e Tironës”.

Kushdo mund t'i shikojë  tashmë me sy të lirë dhe që nga larg për shkak të maleve me inerte që kanë mbushur pamjen e bukur tek “Veranda e Tironës”.

Pandërshkueshmëria me këto dy kompani është në formën më të qartë të saj. Megjithëse ndotja mjedisore dënohet me ligj me sa duket për individë të posaçëm që sfidojnë çdo gjë mbi të gjitha shtetin, dhe Kryeministrin, ligji nuk vepron.  

 

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore