Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Mbirja” e çuditshme e bustit të Behgjet Pacollit në Sarandë

“Mbirja” e çuditshme e bustit të Behgjet Pacollit

Në Sarandë është vendosur sot një bust i biznesmenit të njohur dhe ish-zv.kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e ditëlindjes së tij.

Edhe vetë miliarderi i njohur është shprehur i habitur për këtë akt, që ende nuk dihet a është motiv i bashkisë dhe për çfarë motivesh bëhet.

Zoti Pacolli, është një figurë e njohur, ka aktivitet të spikatur, por është ende një person me shëndet të mirë dhe vijon punën e tij intensive.

Vendosja e busteve bëhet përgjithësisht për njerëz që nuk jetojnë më, ose edhe për figura të rëndësishme që kanë spikatur me vendimet e tyre për jetën e një komuniteti, siç është shtatorja e Bill Clinton në Prishtinë.

Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë për këtë veprim, institucionin që e ka vënë këtë bust në Sarandë, pasi dihet që zoti Pacolli ka shfaqur dëshirën për të investuar në Divjakë, por për Sarandën nuk se ka pasur ndonjë nismë të njohur të tij.

Nuk kuptohet nëse këtë bust e ka vendosur bashkia, e ka paguar Behgjeti apo si.

Vetë Pacolli nuk ka ndonjë bust në Prishtinë apo në zonën e tij të lindjes, që më pas të lindë një nismë zinxhir nga qytetet shqiptare.

Ka shumë gjasa që shumica e qytetarëve të Sarandës edhe të mos ta njohin kush është Pacolli në kompleksitet dhe kjo të sjellë një debat a polemikë që mund të dëmtojë si klimën e atij qyteti të paqtë, por edhe vetë biznesmenin e njohur, i cili, nuk do ta ndjejë veten mirë nëse nis një debat, që kur nis tek ne bëhet edhe mullar.

Pastaj edhe nuk është kohë bustesh tani, nuk janë në modë. Ata po i heqin edhe në SHBA e Europë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore