Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mbi 23 mijë shqiptarë nuk do të votojnë, çfarë ndodh nëse të infektuarit me covid u drejtohen kutive

Mbi 23 mijë shqiptarë nuk do të votojnë, çfarë

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se 23 021 shqiptarë janë aktualisht të infektuar me koronavirus. Në bazë të rregullave kundër koronavirusit, kjo do të thotë se ata nuk mund t’u drejtohen qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.

Shifrën më të lartë të të infektuarve aktivë me covid e ka Tirana, më 17561 raste. Nëse të gjithë këta do të dilnin të votonin, e përkthyer në mandate, janë thuajse 2 mandate deputetësh, raporton SHQIP.

Pas Tiranës vjen Fieri me 1983 të infektuar aktiv, Durrësi me 770, Shkodra me 694 të infekuar, Korçë me 567 të infektuar dhe Gjirokastra me 485 të infektuar. Më pak votues do të humbasin Vlora, Dibra, Kukësi, Elbasani Berati dhe Lezha.

Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive të gjithë të infektuarit aktiv do të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre.

Në qendrat e votimit nuk parashikohet të ketë masa shtesë për parandalimin e kësaj kategorie, por gjithçka do të jetë në ndërgjegjien e qytetarëve.

Po çfarë ndodh nëse shkojnë të votojnë?

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se çdo qytetar që do të paraqitet në qendrën e votimit nuk do të kthehet pa votuar, pasi nuk kanë mekanizma për të verifikuar nëse janë të infektuar apo jo. Gjithsesi, nëse konstatohen se janë me COVID dhe kanë dalë nga banesa duke thyer karantinën, është policia që merr masat sipas aktit normativ. Ndëshkimet për të infektuarit që thyejnë karantinën, janë nga gjoba deri në burg.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të bëra para 1 viti, kush kryen veprime në kundërshtim me urdhrat e marra, dënohet me gjobë ose me burg deri në 6 muaj. Kjo gjë ndodh ndaj personit që i është dhënë më parë një masë administrative, për shkelje të këtyre rregullave.

Sipas të dhënave zyrtare, 3.588.860 qytetarë janë në listë për të votuar në 25 Prill. /Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore