
Mbani frymën/ Portali i Berishës nxjerr Bashën fitues në 25 Prill me sondazh “anglez”
Syri.net media e familjes Berisha publikoi rezultatet e një sondazhi ku padyshim nxirrte fitues një kandidatin e opozitës Lulzim Basha me një epërsi të madhe ndaj rivalit socialist, Edi Rama.
Shqiptarët mbetën pa frymë, pasi avantazhi i Bashës ndaj Ramës ishte 14 pikë, ku 52% ishin për kryedemokratin si kryeministër, e se 38 % e të anketuarve për kryesocialistin.
Çim Peka në emisionin e tij nxitoi ta shpallte si një sondazh i një kompanie angleze në emrin Flame Tree Advisor. Kompania në fjalë vetëm emrin dhe regjistrimin e ka në Britaninë e Madhe, pasi ajo është pronë e dy shqiptarëve Adlej Pici dhe Iris Çarçani. Pra që të dy zotërojnë 50% të aksioneve.
Kjo kompani është e re, pasi sipas dokumenteve rezulton se është krijuar mbi dy vite më parë. Pra gënjeshtra e Çim Pekës bie, pasi nuk është një kompani britanike dhe se pronarë rezultojnë dy shqiptarë, që nuk kanë ndonjë eksperiencë të gjatë kohore me sondazhet për zgjedhjet. Për më tepër që kjo kompani nuk as të publikuar ndonjë studim apo raport ueb si faqe zyrtare mbi zgjedhjet.
Por mashtrimi nuk mbaron me kaq. Adlej Pici rezulton se ka qenë drejtues edhe i një kompanie gjermane “GFK” që ka operuar në Shqipëri. Është pikërisht kjo kompani me po të njëjtin person, pra Adlej Picin, që katër vite më parë nxori një sondazh me fitues Bashën për zgjedhjet e 2017-ës.
I njëjti shqiptar që në 2017 e nxirrte Bashën fitues me 16.4% mbi Ramën si figurë politike me kompaninë gjermane “GFK”.
Pra pyetja shtrohet a mund t’i besohet këtij personi që Syri.net ia shet shqiptarëve si i kryer sot nga një kompani britanike? Ky sondazh duket edhe si një kamerdare shpëtimi ndaj opozitës apo si alibi për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha “vrapon” të falenderojë për mbështetjen me këtë sondazh me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Faleminderit për mbështetjen. Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do të fitojë Shqipëria! pic.twitter.com/IJGo88XBrx
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 19, 2021
Kjo të paktën shihet si një autogol nga Çim Peka që po përpiqet me çdo kusht të shpallë fitues Bashën, duke përdorur të njëjtin person që nxori fitimtar PD-në katër vite më parë.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rama sfidon veten/ Gratë dhe vajzat udhëheqin 10 qarqe, kush do të jenë ...
Historia e plotë >
Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >