Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mashtruan amerikanët për puset e naftës/ 1,3 milionë USD dëm me kompani fantazmë, ja si funksiononte skema në AKBN

Mashtruan amerikanët për puset e naftës/ 1,3 milionë USD

Mashtrimi me faturat në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore ka prekur një kompani amerikane që lidhet me puset e naftëës.

Gazeta "Shqip" ka zbuluar skemën që vepronin me zyrtarët e AKBN-së me kompania shqiptarë fantazmë duke përpiluar fatura fantazmë si shpenzime të kryera për kompaninë amerikane, por që në fakt ishte një mashtrim i pastër që ka përfshirë jo vetëm drejtor e zyrtarë të AKBN-së, por edhe punonjës të Tatimeve.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta "Shqip" rezulton se abuzime me faturat është ngritur si shqetësim dhe në SHBA, madje kanë qenë gjykatat amerikane që kanë vërtetuar se tetë faturat në ngarkim të firmës së huaj në Shqipëri rezultonin të falsifikuara.

Si funksiononte skema e mashtrimit

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta "Shqip", ka rezultuar nga hetimi se shoqëria “Phoenix Petrolium sh.a, me drejtues shtetasin Naim Kasa dhe Isuf Berberi, e cila në marrëveshje është miratuar nga Qeveria dhe për të ndjekur ecurinë e saj në AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimit minimal të punës apo dhe të justifikimit të investimeve të detyrueshme të puseve të naftës dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania Amerikane Black Sëan Energy Service.

“Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera e tyre është 1,299,000 USD. Punonjësit e AKB-në, Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose dhe Klodian Graceni kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyra me anë të faturave si të kryera.

Policia e Shtetit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me arrestimet e kryera për veprën e korrupsionit dhe të kontrabandës duke vepruar pas nxjerrjes së urdhrit të Prokurorisë për arrestimeve disa zyrtarëve të AKBN-së, punonjësve të Tatimeve dhe biznesmenëve. Operacioni Akciza sipas policisë nisi pas një kallëzimi të bërë nga Albpetrol dhe bëhet fjalë për fatura fiktive të lëshuara nga kompania e naftës, Phoenix Petrolum, që falsifikonte faturat e shërbimeve ndaj një kompanie amerikane. Phonenix pas hetimeve rezultoi se nuk i ka kryer shërbimet për paratë e marra. Falsiteti u zbulua nga autoritet amerikane dhe vlera e dëmit të shkaktuar arrin në 1,3 mln dollarë amerikanë.

Sipas policisë në këtë operacion mashtrimi janë përfshirë punonjës dhe zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) të Tatimeve dhe dy biznesmenë. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Lidhur me operacionin e prokurorisë për arrestimin e zyrtarëve mësohet se Klodian Gradeci ish dr i OST, në kohën e hetimeve ka qenë drejtor i hidrokarbureve. Sipas burimeve nga policia mësohet se një ditë para operacionit ka ikur nga Shqipëria, kjo vërtetohet dhe nga këqyrja e sistemit Tims.

Në kërkim është Isuf Berberi gjithashtu drejtor hidrokarburesh kompanisë FuFarma. Naim Kasa rezulton gjithashtu biznesmen në një kompani fantazmë.

Mashtruan amerikanët për puset e naftës/ 1,3 milionë USD

Deklarata e policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore  disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:

 Denis Durrsi, 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Qani Hoxhaj 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 Simon Marku, 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

 Naim Kasa,  53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:

 R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit  Klodjan Graceni, 45 vjeç dhe Isuf  Berberi, 51 vjeç-biznesmen.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore